- Kreu
- Rreth nesh
- Operacione Estetike
- Blefaroplastika
- Eleminimi i dhjamit nga faqet
- Rimodelimi i hundës
- Rimodelimi i veshëve
- Lifting i fytyrës
- Mentoplastika
- Lipofilling
- Gjinekomastia
- Lifting i gjoksit
- Lifting i kofshëve
- Lifting i krahëve
- Liposucioni
- Rimodelim i barkut
- Brazilian Butt Lift (BBL)
- Zmadhimi i gjoksit
- Zvogëlimi i gjoksit
- Mommy Makeover
- Mbjellja e Flokëve
- Trajtime Estetike
- Gastrektomia vertikale
- Stafi
- Kontakt
Albanian

Blefaroplastika
BLEFAROPLASTIKA
Blefaroplastika (rimodelimi i qepallave dhe qeskave të syve)
Nëse jeni të pakënaqur me pamjen e qeskave të syve apo qepallat e rëna, atëherë ne ju rekomandojmë blefaroplastikën e cila mund të korigjojë këto probleme përgjithmonë. Nëpërmjet operacionit të blefaroplastikës mund të korgjohen jo vetëm qepallat e rëna të syve apo qeskat e syve por edhe pamja e syve të lodhur që shpesh na krijon pamjen e syve të errët në zonën e poshtme të syve. Për zgjidhjen e këtyre shqetësimeve ju mund ti drejtoheni kirurgut plastik për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve:
- Eliminimi i qepallave të sipërme: Ndërhyet përgjatë linjës natyrale të qepallës për të kryer eliminimin lëkurës së tepërt dhe nëse është e nevojshme, rimodelohet edhe muskuli. Më pas mbyllet prerja me fije shumë të holla.
- Korigjim i qeskave të syrit: Prerja bëhet poshtë qerpikëve në qepallën e poshtme dhe fshihet mirë nga rrudhat e syrit që krijohen nga e qeshura. Lëkura ndahet nga muskuli dhe pjesa dhjamore dhe eliminohet lëkura e tepërt. Një pjesë e dhjamit mund të vendoset për të mbushur kanalin që krijohet zonën e poshtmë të syve që shpesh e quajmë “occhiaie” ose pamje e errët e syve. Prerja mbyllet zakonisht me fije të tretshme.
- Blefaroplastika trans-konjunktivale: Dhjami i gjendur në pjesën e poshtme të syrit, në të ashtëquajturat qeskat e syve, mund të krijohen edhe pa lëshim të tepërt të lëkurës. Në këtë rast, lëkura nuk është e nevojshme të eliminohet dhe prerja bëhet nga brenda qepallës së poshtme. Kjo teknikë shmang tërësisht shenjat e dukshme
Konsulta e bërë paraprakisht me kirurgun estetik për rimodelimin e qepallave apo qeskave të syve do të jetë ajo që do të përcaktojë se cila procedurë është më e përshtshme për përmirësimin estetik të synuar. Operacioni i blefaroplastikës zgjat 45 – 90 minuta dhe realizohet në anestezi lokale. Ky operacion mund të kryhet i kombinuar edhe me ndëhyrje të tjera si liposucion i gushës apo injektim i dhjamit në zona të ndryshme të fytyrës si pjesën e poshtme të syrit, në mollëza dhe në mimikën e buzëqeshjes
Përgatitja Pre-Operatore
- Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni mjekun kirurg nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe ti referoni mjekut nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore të cilat mund të influencojnë kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale;
- Disa ditë përpara operacionit do të kryeni një sërë ekzaminimesh pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore përpara kryerjes së operacionit;
- Të pakën 2-javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe të ndërprisni marrjen e antikoagulantëve oralë. Ndërprerja e ndonjë terapie për arsye të operacionit duhet konsultuar paraprakisht me mjekun tuaj që ju ka përshkruar terapinë;
- Duhani duhet të ndërpritet të paktën 2 javë përpara ndërhyrjes;
- Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën 8 orë përpara ndërhyrjes;
- Rekomandojmë që pacientët ditën e ndërhyrjes të paraqiten me veshje komode me kopsa ose me zinxhir.
Blefaroplastika
BLEFAROPLASTIKA
Pas operacionit
Pas ndërhyrjes së blefaroplastikës pacientët sygjerohet të mbajnë kokën të ngritur për disa ditë dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta. Qepjet (suturat) hiqen përafërsisht 3 – 5 ditë pas operacionit nga stafi mjekësor i klinikës. Edemat apo shenjat e zeza mund të zgjasin 1 – 2 javë, megjithatë kjo ndryshon në varësi të reagimit individual. Shumë pacientë kthehen 5 – 7 ditë pas ndërhyrjes edhe pse është e këshillueshme që të merrni minimalisht 1 javë pushim pas operacionit.
Vlerësimet e pacienteve
