Kirurgët

Kirurgët tanë:

Brazilian Butt Lift (BBL)

BRAZILIAN BUTT LIFT (BBL)

Brazilian Butt Lift (BBL)

Njerëzit, të cilët kanë një pamje të sheshtë, të rënë ose aspak tërheqëse të vitheve, mund të dëshirojnë shtimin e volumit në zonën e fundshpinës. Zmadhimi i vitheve është një ndërhyrje mjaft e kërkuar nga pacientë të cilët dëshirojnë të kenë të pasme më të plota dhe më të rrumbullakëta. Për shtimin e volumit në vithe ekzistojnë dy teknika të cilat arrijnë rezultate tepër të kënaqshme:

  • Zmadhimi i vitheve me anë të injektimit të dhjamit
  • Zmadhimi i vitheve me protezë.

Kirurgët e Klinikës DaVINCI sygjerojnë teknikën Gluteofilling, pra zmadhimin e vitheve nëpërmjet injektimit të dhjamit të vet pacientit në zonën e sipërme të vitheve për të arritur pamjen e të pasmeve braziliane. Gjatë konsultës me mjekun, ju do të përcaktoni zonat nga të cilat dëshironi të hiqni dhjamin e tepërt për ta transferuar atë në zonën e vitheve me qëllim shtimin e volumit në këtë zonë. Kjo procedurë zgjat zakonisht 120 minuta dhe sygjerohet një natë qëndrimi në spital nën monitorimin e stafit mjekësor. Operacioni kryhet në anestezi totale, nën kujdesin dhe asistencën e anestezistit në sallë. Zmadhimi i vitheve me dhjam mund të kryhet i kombinuar me ndërhyrje të tjera estetike siç janë heqja e lëkurës së tepërt të barkut (abdominoplastika) apo ngritja e gjoksit. Rezultatet e operacionit të zmadhimit të vitheve do ju dhurojnë një siluetë trupore të shkëlqyer pasi është një ndër operacionet më të preferuara të kohëve moderne.

Përgatitja Pre-Operatore

  • Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni mjekun kirurg nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe ti referoni mjekut nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore të cilat mund të influencojnë kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale;
  • Disa ditë përpara operacionit do të kryeni një sërë ekzaminimesh pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore përpara kryerjes së operacionit;
  • Të pakën 2-javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe të ndërprisni marrjen e antikoagulantëve oralë. Ndërprerja e ndonjë terapie për arsye të operacionit duhet konsultuar paraprakisht me mjekun tuaj që ju ka përshkruar terapinë;
  • Duhani duhet të ndërpritet të paktën 2 javë përpara ndërhyrjes;
  • Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën 8 orë përpara ndërhyrjes;
  • Rekomandojmë që pacientët ditën e operacionit të paraqiten me veshje komode me kopsa ose me zinxhir.

Gluteofilling

RIMODELIMI I VITHEVE

Pas operacionit

Menjëherë pas operacionit të rimodelimit të vitheve do të jetë e nevojshme të vishni një korse shtrënguese e cila ka për qëllim të mbajë “të mbledhur” zonën ku është bërë heqja e dhjamit dhe të ndihmojë në një shërim të shpejtë të enjtjeve post-ndërhyrjes. Kjo korse do ju vihet në dispozicion nga stafi i Klinikës DaVINCI. Një pjesë e dhjamit të transferuar, përafërsisht 50% e tij, pritet të absorbohet nga trupi i vet pacientit që pas një muaji nga operacioni.

Duhet të prisni të paktën 3 muaj për të vendosur nëse është e nevojshme një seancë e dytë apo nëse jeni të kënaqur me volumin e shtuar në zonën e të pasmeve. Gjatë javëve të para sygjerohet që qëndrimi ulur të jetë sa më i pakët për të shmangur dhimbjet në zonën e vitheve. Pas dy muajsh nga operacioni do të ndiheni shumë herë më mirë dhe do të dëshironi të blini bikini dhe rroba të reja, të cilat tregojnë format e përmirësuara të vitheve tuaja për të cilat keni pritur kaq kohë për t’i patur.

Vlerësimet e pacienteve

kontakt

Shkruani

Për të rezervuar një takim

Operacione estetike

Trajtime Estetike

Mbjellja e flokëve