- Kreu
- Rreth nesh
- Operacione Estetike
- Blefaroplastika
- Eleminimi i dhjamit nga faqet
- Rimodelimi i hundës
- Rimodelimi i veshëve
- Lifting i fytyrës
- Mentoplastika
- Lipofilling
- Gjinekomastia
- Lifting i gjoksit
- Lifting i kofshëve
- Lifting i krahëve
- Liposucioni
- Rimodelim i barkut
- Brazilian Butt Lift (BBL)
- Zmadhimi i gjoksit
- Zvogëlimi i gjoksit
- Mommy Makeover
- Mbjellja e Flokëve
- Trajtime Estetike
- Gastrektomia vertikale
- Stafi
- Kontakt
Albanian

ELIMINAZIONE DEI TATUAGGI
ELIMINIMI I TATTOO-VE
Eliminimi i tattoo
Tatuazhet për shumë persona janë një vendim i marrë në euforinë e momentit ndaj dhe shpesh një pjesë e madhe e tyre kërkojnë të fshijnë këto kujtime nga trupi i tyre. Një sondazh i kryer në Amerikë referonte se arsyet kryesore të heqjes se tatuazhit ishin: (a) mosha e vogel kur e kanë bërë tatuazhin; (b) nuk iu pëlqente më ai tatuazh; (c) ndikonte në vëndin e punës.
Për eleminimin e tatuazheve sygjerohet gjithmonë të kryhet një konsultë paraprake me stafin mjekësor me qëllim që stafi t’ju njohë me llojin e lazerit që do përdoret për heqjen e tatuazhit si dhe numrin e seancave që do të aplikohen deri në zbehjen e tattoo-së. Përpara fillimit të proçedures së eliminimit të tatuazhit, stafi mjekësor ju informon paraprakisht që ngjyra e verdhë dhe e gjelbërt janë më të vështirat për tu hequr ndërkohë që e zeza dhe blu-ja e errët janë ngjyrat që lazeri i trajton dhe zbehen pas aplikimit të disa seancave.
Kundërindikimet që kufizojnë trajtimin me lazer të tatuazheve:
- – Shtatëzani;
- – Gjatë periudhës së laktacionit;
- – Medikamente që shkaktojnë fotosensitivitet ose me efekt hollues të lëkurës;
- – Alergji ndaj produkteve ose materialeve të përdorura gjatë trajtimit;
- - Patologji kardio-vaskulare (trombozë, flebit, hipertension, hipotension, semundje zemre);
- - Patologji te indit lidhor (sklerodermi);
- - Sëmundje të lëkurës;
- - Djegie nga dielli;
- - Cikatrice keloide.
Eliminimi i tattoo
ELIMINIMI I TATTOO-VE
Eliminimi i tattoo
Në klinikën DaVINCI përdorim lazerin OPT dhe ND Yag për eleminimin e tatuazheve pasi ai pastron pigmentin e tatuazhit duke dërguar impulse drite me intensitet të lartë që kalojnë pa shkaktuar dëme në shtresat e lëkurës dhe absorbohen nga pigmenti i tatuazhit. Energjia e përçuar e dritës së lazerit e shpërbën pigmentin në grimca të vogla të cilat pastaj hiqen nga sistemi imunitar i trupit. Sa më i shëndetshëm, i mirë hidratuar dhe sa më të shplodhur të jeni, aq më thjeshtë do ti eleminojë sistemi juaj imunitar këto grimca të vogla pigmenti.
Pacientët referojnë që heqja e tatuazhit ka thuajse të njëjtën dhimbje si në momentin që e bëjnë tatuazhin. Heqja përfundimtare e tattoo-së kërkon aplikim të disa seancave me lazer dhe minimalisht aplikohen 7 seanca të ndara në distancë kohore 4 – 6 javë nga njëra-tjetra pasi kjo është koha që i duhet lëkurës për tu rigjeneruar dhe për tu rigoditur përsëri. Pas çdo seance lëkura do të jetë e ndjeshme dhe mund të formojë kore. Me kalimin e muajve pigmenti në zonat e trajtuara të tatuazhit do zbehet pas aplikimit të disa seancave.
