Lip Lift

Lip Lift

Lip Lift (Lifting i Buzes)

Me siguri secili prej nesh ka dëgjuar për termat filler, injeksione për rimodelimin e buzëve, zmadhimin e buzëve me protezë etj, teknika këto që na ndihmojnë të shtojmë vetëm volumin e buzëve dhe jo të nxjerrim në pah buzëqeshjen tonë.

Pikërisht për ata persona që dëshirojnë të realizojnë vetëm ngritjen e buzës së sipërme, definimin e konturit të buzës së sipërme dhe evidentimin e buzëqeshjes së tyre, ekipi ynë specialist sygjeron Lip Lift. Lip Lift është një ndërhyrje që ofron rezultate permanente dhe kaq natyrale sa askush nuk do kuptojë asgjë përveçse do adhurojë buzëqeshjen që ju reflektoni pas një ndërhyrje të tillë.

Procedura

Lip Lift është një ndërhyrje mini-invasive që kryhet në sedacion dhe zgjat 40 – 50 minuta. Kjo proçedurë ka për qëllim shkurtimin e hapësirës ndërmjet hundës dhe vijës së buzës së sipërme e njohur me termin “philtrum”.

Përpara kryerjes së ndërhyrjes realizohet një konsultë me kirurgun estetik Italian të Klinikës DaVINCI i cili ju shpjegon nëpërmjet dizenjimit se ku është zona që do të ndërhyet si dhe përfitimet estetike që pritet të keni nga kjo procedurë. Gjatë konultës me stafin mjekësor ju do keni mundësi të diskutoni çdo paqartësi tuajën para marrjes së vendimit për kryrjen e kësaj ndërhyrje.

Ekipi mjekësor do ju japë të gjitha rekomandimet paraprake si:

  • Shmangia e duhanpirjes minimalisht 1 javë para procedurës
  • Të mos konsumoni alkool të paktën 48 orë para proçedurës
  • Mos marrjen e medikamenteve si aspirina apo te tjera të ngjashme që ndikojnë në hollimin e gjakut të paktën 2-javë para proçedurës

Lip Lift

Lip Lift

Rekuperimi

Pas ndërhyrjes qëndroni disa orë në monitorimin e stafit mjekësor dhe më pas largoheni nga spitali i pajisur me të gjitha rekomandimet mjekësore. Dhimbjet janë të përballueshme dhe do të ndjehen vetëm në orët e para pas ndërhyrjes. Penjtë janë të absorbueshëm ndaj nuk është e nevojshme të riktheheni në Klinike për mjekime por vetëm për kontrolle rutinë. Shenjat janë të dukshme dhe në ngjyrë rozë vetëm javët e para.

Pritet që pas 2 – 3 muajve shenjat të jenë pothuajse të padukshme. Pas rekuperimit do të vini re që pjesa rozë mishtore e buzës së sipërme është më në dukje dhe më e plotë si dhe dhëmbët e parë të sipërm do të duken edhe kur ju jeni në gjendje të qetë.

Video testimonianze

contatto

Scrivi

Per prenotare un appuntamento

Chirurgia Estetica

Medicina Estetica

Trapianto Capelli