Kirurgët

Kirurgët tanë:

Lipofilling

LIPOFILLING

Lipofilling (injektim i dhjamit në fytyrë dhe trup)

Lipofilling është një metodë kirurgjikale e cila konsiston në heqjen e dhjamit nga zona të caktuara të trupit si për shembull liposucion i barkut, ijet apo kofshët dhe transferimi i dhjamit (lipofilling) në zona të ndryshme të fytyrës ose trupit. Plakja përcakton një ndryshim natyral të indeve të fytyrës dhe të qafës për shkak të zhvendosjes dhe hollimit të masave muskulare dhe humbjes se elasticitetit te lëkurës. Pasojat e këtyre ndryshimeve shfaqin rrudha të dukshme në zona të tilla si kendet e syrit, në mesin e vetullave, thellimi i vijave nasolabiale si dhe rënien e volumit të mollëzave.

Kandidatët më të përshtatshëm për këtë procedurë janë si meshkujt ashtu edhe femrat që kanë humbur peshë apo që kanë një elasticitet të ulët të lëkurës. Operacioni i transferimit të dhjamit për shtimin e volumit në fytyrë zgjat 40 – 60 minuta dhe kryhet në anestezi lokale me sedacion, gjithmonë me prezencën e anestezistit në sallë. Në rastet kur dëshirojmë të shtojmë volumin në zona si gjoksi apo vithe, atëherë procedura procedura zgjat 90 minuta, kryhet në anestezi totale dhe keshillohet nje natë qëndrimi ne spital. Shenjat pas operacionit janë të dukshme në 4 javët e para pas ndërhyrjes, më pas ato zbehen dukshëm.

Përgatitja Pre-Operatore

  • Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni mjekun kirurg nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe ti referoni mjekut nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore të cilat mund të influencojnë kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale;
  • Disa ditë përpara operacionit do të kryeni një sërë ekzaminimesh pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore përpara kryerjes së operacionit;
  • Të pakën 2-javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe të ndërprisni marrjen e antikoagulantëve oralë. Ndërprerja e ndonjë terapie për arsye të operacionit duhet konsultuar paraprakisht me mjekun tuaj që ju ka përshkruar terapinë;
  • Duhani duhet të ndërpritet të paktën 2 javë përpara ndërhyrjes;
  • Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën 8 orë përpara ndërhyrjes;
  • Rekomandojmë që pacientët ditën e operacionit të paraqiten me veshje komode me kopsa ose me zinxhir.

Lipofilling

LIPOFILLING

Pas operacionit

Pas ndërhyrjes së injektimit të dhjamit në trup, pacientët mbajnë veshur një korse elastike që ju ofrohet nga Klinika DaVINCI për të arritur një çenjtje më të shpejtë të zonës ku është bërë heqja e dhjamit. Dhimbjet pas ndërhyrjes janë të lehta dhe të përballueshme por gjithsesi mjekët tanë mund t’ju sygjerojnë marrjen e qetesuesve që rekuperimi të jetë sa më i lehë për ju.

Kthimi në aktivitet tuaja të përditshme duhet të jetë gradual ndaj rekomandohet 5 – 7 ditë pushim pas nderhyrjes. Rezultati pas procedurës lipofilling është i dukshëm pas 3 javëve nga ndërhyrja pasi në fillim do të jeni të enjtur. Duhet të prisni të paktën 3 muaj për të vendosur nëse është e nevojshme një seancë e dytë lipofilling apo nëse jeni të kënaqur me efektin e përftuar.

kontakt

Shkruani

Për të rezervuar një takim

Operacione estetike

Trajtime Estetike

Mbjellja e flokëve