- Kreu
- Rreth nesh
- Operacione Estetike
- Blefaroplastika
- Eleminimi i dhjamit nga faqet
- Rimodelimi i hundës
- Rimodelimi i veshëve
- Lifting i fytyrës
- Mentoplastika
- Lipofilling
- Gjinekomastia
- Lifting i gjoksit
- Lifting i kofshëve
- Lifting i krahëve
- Liposucioni
- Rimodelim i barkut
- Brazilian Butt Lift (BBL)
- Zmadhimi i gjoksit
- Zvogëlimi i gjoksit
- Mommy Makeover
- Mbjellja e Flokëve
- Trajtime Estetike
- Gastrektomia vertikale
- Stafi
- Kontakt
Albanian

Trajtimi me PRP
Parandalimi i rënies së flokëve
Trajtimet për parandalimin e rënies së flokëve
PRP (Platelet Rich Plasma) është një produkt natyral i krijuar nga vetë trupi juaj. Ai ndihmon për t’i rikthyer rininë dhe elasticitetin lëkurës nëse aplikohet në lëkurë si dhe për të ushqyer rrënjën e flokut nëse aplikohet në zopnën e skalpit të kokës. PRP është terapi kuruese për lëkurën dhe flokët përmes së cilës arrihet rigjenerimi i indeve, induksioni i diferencimit të qelizave, formimi i matricës extraqelizore si dhe rritja e prodhimit të kolagjenit. Çdo trombocit është gjithashtu një depo biokimike dhe rregullator sinjalizues i faktorëve të rritjes që marrin pjesë në shërimin dhe rigjenerimin e indeve në përgjigje të lëndimit. Plazma e injektuar në zonën e flokëve ka për qëllim riaktivizimin e rrënjes se flokut duke stimuluar rritjen dhe forcimin e tyre.
PRP është një teknikë e re në fushën dermo-estetike por me një histori të gjatë përdorimi prej më shumë se 30 vitesh në fusha të tjëra të mjekësisë si kirurgjia plastike, ortopedi, stomatologji etj.
Kombinimi PRP me ampulat Minoxidil dhe Biotin për trajtimin e rënies së flokëve
Ampulat me përmbajtje Minoxidil dhe Biotin në sajë të ingredientëve me faktorë rritjeje dhe peptide biomimetike bën të mundur forcimin e bulbit të rrënjës së flokut dhe dendësimin e flokëve aty ku janë të rralla. E kombinuar edhe me aftësinë rigjeneruese dhe stimuluese të plazmës arrijmë të marrim një efekt sinergjik, duke përftuar rezultate optimale në trajtimin e rënies së flokëve.
Avantazhet e trajtimit me PRP + Biotin dhe Minoxidil
Trajtimi është një proçedurë jo alergjike që ndihmon në:
- -Rigjenerimin e folikujve të devitalizuar:
- -Përmirësimin e cilësisë së skalpit të kokës:
- -Përshpejtimin e daljes së flokëve të rinj
- -Riaktivizimin e rrënjës së flokëve duke stimuluar rritjen dhe forcimin e tyre.
- -Si aplikohet trajtimi PRP + Biotin & Minoxidil?
Trajtimi me PRP
Parandalimi i rënies së flokëve
Si aplikohet trajtimi PRP + Biotin & Minoxidil?
Fillimisht merret një sasi e vogël gjaku prej 2 – 4 ml nga trupi i personit që do trajtohet dhe vendoset për tu centrifuguar në aparaturë nëpërmjet së cilës arrihet ndarja e komponentëve përbërës të gjakut. Pas centrifugimit veçohet plazma e pasur me trombocite dhe bashkohet me ampulën e cila më pas injektohet në zonën e flokëve në një procedurë që zgjat 20 – 30 minuta. Rezultatet optimale të trajtimit arrihen relativisht pas 3 deri në 4 javë pas aplikimit. Stafi mjekësor rekomandon aplikimin e 4 deri në 5 seanca për arritjen e rezultateve të kënaqshme, me distancë kohore nga njëra tjetra prej 30 ditësh.
Këshilla pas trajtimit me PRP + Biotin & Minoxidil
Mos frekuentoni sauna, banja të nxehta, Jacuzzi ose të notoni për 2 deri në 3 ditë pas trajtimit.
Mos u ekspozoni në temperatura ekstreme të nxehta ose të ftohta për 2 deri në 3 ditë pas trajtimit.
Vlerësimet e pacienteve
