Abdominoplastika

RIMODELIMI I BRAKUT

Abdominoplastika (rimodelimi i barkut)

Abdominoplastika apo miniabdominoplastika, e njohur gjithashtu si “rimodelim i barkut”, është një ndërhyrje kirurgjikale që realizohet me qëllim heqjen e lëkurës së tepërt të barkut dhe tendosjen e saj. Ky operacion konturon zonën e barkut dhe të belit. Abdominoplastika mund të kryhet si një operacion i vetëm ose i kombinuar me ndërhyrje të tjera si, liposucioni, zmadhimi i gjoksit dhe ngritja e gjoksit. Qëllimi i abdominoplastikës është heqja e lëkurës së tepërt të barkut duke e tërhequr dhe e tendosur atë. Rezultati përfundimtar që arrihet nga abdominoplastika është një bark më i bukur estetikisht përsa i përket pamjes, tonit të muskujve, dhe siluetës në tërësi.

Operacioni i rimodelimit të barkut lë një shenjë (cicatrice) të hollë në fundin e barkut e cila nuk përbën shqetësim pasi mbulohet lehtësisht me veshmbathje. Gjatë ndërhyrjes së abdominoplastikës tregohet kujdes që shenja të jetë e pozicionuar sa më poshtë që mund të mbulohet lehtësisht nga veshjet intime (të brendshme) apo bikini. Ndërhyrja zgjat afërsisht 2 – 3 orë, ndryshon nga pacienti në pacient dhe kryhet në anestezi totale me prezencën e anestezistit gjatë gjithë ndërhyrjes kirurgjikale. Në përfundim të operacionit të abdominoplastikës të gjitha prerjet mbyllen me shumë kujdes, për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm estetikisht.

Përgatitja Pre-Operatore

Abdominoplastika

RIMODELIMI I BRAKUT

Pas operacionit

Pacientët inkurajohen të ecin që ditën e nesërme pas ndërhyrjes së rimodelimit të barkut, kjo bëhet për të parandaluar mpiksjen e gjakut. Personat që kryejnë këtë ndërhyrje qëndrojnë në spital 2 netë me qëllim që të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët. Pas daljes nga spitali parashihkohen kontrolle kontrolle periodike pranë klinikës për mjekimin e plagëve post-operatore deri në rekuperimin e plotë të pacientit. Sygjerojmë që pacientët të rifillojnë aktivitetin normal ditor 2 javë pas operacionit.

Aktiviteti i tepruar fizik ose mbajtja e peshave të rënda duhet shmangur për 3 – 4 javët e para pas ndërhyrjes, por që mund të shtohet gradualisht më vonë nëse është bërë riforcim i muskujve të barkut. Rezultatet e abdominoplastikës dhe mini-abdominoplastikës janë të qëndrueshme në kohë nëse kombinohen me një dietë të balancuar dhe aktivitet të rregullt fizik. Për mbajtjen e rezultateve afat-gjata, stafi mjekësor i Klinikës DaVINCI do ju sygjerojë kryerjen e testit të Nutrigjenetikës si dhe dietën e personalizuar të cilat do ju përmirësojnë mënyrën tuaj të ushqyerjes përgjithmonë.

kontakt

Shkruani

Për të rezervuar një takim

Operacione estetike

Trajtime Estetike

Mbjellja e flokëve