Gluteofilling

RIMODELIMI I VITHEVE

Gluteofilling (rimodelimi i vitheve)

Njerëzit, të cilët kanë një pamje të sheshtë, të rënë ose aspak tërheqëse të vitheve, mund të dëshirojnë shtimin e volumit në zonën e fundshpinës. Zmadhimi i vitheve është një ndërhyrje mjaft e kërkuar nga pacientë të cilët dëshirojnë të kenë të pasme më të plota dhe më të rrumbullakëta. Për shtimin e volumit në vithe ekzistojnë dy teknika të cilat arrijnë rezultate tepër të kënaqshme.Zmadhimi i vitheve me anë të injektimit të dhjamit.Kirurgët e Klinikës DaVINCI sygjerojnë teknikën Gluteofilling, pra zmadhimin e vitheve nëpërmjet injektimit të dhjamit të vet pacientit në zonën e sipërme të vitheve për të arritur pamjen e të pasmeve braziliane.

Gjatë konsultës me mjekun, ju do të përcaktoni zonat nga të cilat dëshironi të hiqni dhjamin e tepërt për ta transferuar atë në zonën e vitheve me qëllim shtimin e volumit në këtë zonë. Kjo procedurë zgjat zakonisht 90 minuta dhe sygjerohet një natë qëndrimi në spital nën monitorimin e stafit mjekësor. Operacioni përgjithësisht kryhet në anestezi totale, nën kujdesin dhe asistencën e anestezistit në sallë. Zmadhimi i vitheve me dhjam mund të kryhet i kombinuar me ndërhyrje të tjera estetike siç janë heqja e lëkurës së tepërt të barkut (abdominoplastika) apo ngritja e gjoksit. Rezultatet e operacionit të zmadhimit të vitheve do ju dhurojnë një siluetë trupore të shkëlqyer pasi është një ndër operacionet më të preferuara të kohëve moderne.

Përgatitja Pre-Operatore

Gluteofilling

RIMODELIMI I VITHEVE

Pas operacionit

Menjëherë pas operacionit të rimodelimit të vitheve do të jetë e nevojshme të vishni një korse shtrënguese e cila ka për qëllim të mbajë “të mbledhur” zonën ku është bërë heqja e dhjamit dhe të ndihmojë në një shërim të shpejtë të enjtjeve post-ndërhyrjes. Kjo korse do ju vihet në dispozicion nga stafi i Klinikës DaVINCI. Një pjesë e dhjamit të transferuar, përafërsisht 50% e tij, do të absorbohet nga vet trupi i pacientit.

Duhet të prisni të paktën 3 muaj për të vendosur nëse është e nevojshme një seancë e dytë apo nëse jeni të kënaqur me volumin e shtuar në zonën e të pasmeve. Gjatë javëve të para qëndrimi ulur të jetë sa më i pakët për të shmangur dhimbjet në zonën e vitheve. Pas dy muajsh nga operacioni do të ndiheni shumë herë më mirë dhe do të dëshironi të blini bikini dhe rroba të reja, të cilat tregojnë format e përmirësuara të vitheve tuaja për të cilat keni pritur kaq kohë për t’i patur.

Vlerësimet e pacienteve

kontakt

Shkruani

Për të rezervuar një takim

Operacione estetike

Trajtime Estetike

Mbjellja e flokëve