skip to Main Content

Trajtime me Botox

Trajtimi i rrudhave me Botox

Botox është një nga trajtimet më të njohura dhe më efektive kundra plakjes. Trajtimi i rrudhave me Botox bëhet për eliminimin e rrudhave si dhe për të pasur një pamje të relaksuar të mimikave të fytyrës. Botox, që shumë prej jush e njohin edhe me emrat tregtar si Azzalure, Vistabex apo Bocouture, është aktualisht trajtimi më i kërkuar  estetik. Toksina botuline e Tipit A, e njohur në kozmetikë me emrin Botox, është një substancë e cila ndalon tejçimin e impulseve nervore tek muskujt, duke reduktuar lëvizjen e tyre dhe si rrjedhim pakëson evidentimin e rrudhave dhe zbehjen e mimikave të fytyrës. 

Botox mund të aplikohet në disa zona të fytyrës si:

  • Në ballë, ku trajton rrudhat e kësaj zone;
  • Anash syve;
  • Në dekolte për zbehjen e vijave të qafës;
  • Në buzën e sipërme ku trajton rrudhat e krijuara nga duhanpirja (smoking lines). Trajtimi i këtyre rrudhave me Botox jep efektin e ngritjes së buzës së sipërme;
  • Në sqetulla për trajtimin e djersitjes së tepërt, e njohur në mjekësi me emrin hiperhidroza.

Trajtimi i rrudhave me Botox

Personat idealë për këtë trajtim janë ata të cilët për shkak të mimikës apo shprehjeve të fytyrës u krijohen rrudha dhe vija të shumta. Injektimi i Botox-it bën të mundur që këto vija apo rrudha mos të krijohen më për një periudhë 4 – 6 mujore. Injektimi i Botox-it nuk është i bezdisshëm pasi mjekët aplikojnë krem anestetik e cila mpin zonën ku do të bëhet aplikimi që pacienti të ndjejë minimumin e diskomfortit. Procedura e injektimit zgjat vetëm pak minuta por efekti do të duket pas ditës së pestë.

Është tepër e rëndësishme që trajtimi të kryhet nga mjeku dermatolog apo kirurgu estetik, pasi injektimi duhet realizuar në mënyrë të tillë që personi të vazhdojë të ruajë shprehitë e fytyrës për tu dukur sa më natyral. Trajtimi me Botox nuk ka rrezik për infeksione dhe menjëherë pas trajtimit ju mund ti riktheheni rutinës tuaj. 

Rezultate të arritura