Botox

TRAJTIME ME BOTOX

Trajtimi i rrudhave me botox

Botox është një nga trajtimet më të njohura dhe më efektive kundra plakjes. Trajtimi i rrudhave me Botox bëhet për eliminimin e rrudhave si dhe për të pasur një pamje të relaksuar të mimikave të fytyrës. Botox, që shumë prej jush e njohin edhe me emrat tregtar si Azzalure, Vistabex apo Bocouture, është aktualisht trajtimi më i kërkuar në estetikë. Toksina botuline e Tipit A, e njohur në kozmetikë me emrin Botox, është një substancë e cila ndalon tejçimin e impulseve nervore tek muskujt, duke reduktuar lëvizjen e tyre dhe si rrjedhim pakëson evidentimin e rrudhave dhe zbehjen e mimikave të fytyrës.

Botox mund të aplikohet në disa zona të fytyrës si:

Botox

TRAJTIME ME BOTOX

Trajtimi i rrudhave me botox

Personat ideal për këtë trajtim janë ata të cilët për shkak të mimikës apo shprehjeve të fytyrës u krijohen rrudha dhe vija të shumta. Injektimi i Botox bën të mundur që këto vija apo rrudha mos të krijohen më për një periudhë 4 – 6 mujore. Injektimi Botox nuk është i bezdisshëm pasi mjekët aplikojnë krem anestetik e cila mpin zonën ku do të bëhet aplikimi që pacienti të ndjejë minimumin e diskomfortit. Procedura e injektimit zgjat vetëm pak minuta por efekti do të duket pas ditës së pestë.

Është tepër e rëndësishme që trajtimi të kryhet nga mjek Dermatolog apo kirurg estetik, pasi injektimi duhet realizuar në mënyrë të tillë që personi të vazhdojë të ruajë shprehitë e fytyrës për tu dukur sa më natyral. Trajtimi me Botox nuk ka rrezik për infeksione dhe menjëherë pas trajtimit ju mund ti riktheheni rutinës tuaj.

kontakt

Shkruani

Për të rezervuar një takim

Operacione estetike

Trajtime Estetike

Mbjellja e flokëve