Trajtimet me filler

TRAJTIMET ME FILLER

Trajtimet me filler

Terapia e acidit hyaluronic është kthyer në një alternativë tepër të kërkuar në shërbimet e trajtimeve estetike pasi është një procedurë e sigurtë jo kirurgjikale që në mënyrë mjaft natyrale përmirëson linjat e fytyrës dhe zbeh rrudhat. Acidi hialuronik ose filler sikurse e quajmë të gjithë, është një produkt me përbërje substancën natyrale të indeve konektive të organizmit. Acidin hyaluronic e gjejmë në veçanti në lëkurë, në kërcet e kockave, në tendinet, në paretet e aortës, në kordonin umbilikal, etj. Duke qënë një përbërës kaq natyral, injektimi I filler në lëkurë nuk paraqet rrezik për infeksione apo infiamacione lokale si dhe nuk kërkon të testohet në lëkurë para përdorimit.

Masa të vogla të acidit injektohen me gjilpëra mjaft të holla, për të nxitur rritjen e prodhimit të acidit hyaluronic nga ana e vetë lëkurës. Në varësi të rrudhave që trajtohen, procedura e injektimit të acidit hyaluronic zgjat 20 deri në 40 minuta me minimumin e bezdisjes për pacientin pasi stafi mjekësor aplikon krem anestetik përpara fillimit të procedurës. Në klinikën DaVINCI trajtimet me acid hyaluronic kryhen nga mjekja Dermatologe. 

Ku mund të injektohet acidi hyaluronic?

Trajtimet me filler

TRAJTIMET ME FILLER

Sa zgjat injektimi i acidit hyaluronic?

Acidi hyaluronic nuk është i përhershëm. Zakonisht acidi hyaluronic zgjat 4 – 6 muaj. Sapo injektohet në lëkurë filleri korrigjon në mënyrë të menjëhershme rrudhat apo përmirësimin e volumit në zonën e aplikuar. Në fillim rezultati është stabël dhe mjaft I kënaqshëm por me kalimin e javëve egradualisht bie dhe absorbohet nga vet organizmi juaj. Për të mbajtur rezultatin fillestar është e këshillueshme përsëritja e trajtimit 2 – 3 hërë në vit.

kontakt

Shkruani

Për të rezervuar një takim

Operacione estetike

Trajtime Estetike

Mbjellja e flokëve