Radiofrekuence

TRAJTIMET ME RADIOFREKUENCË

Trajtimet me radiofrekuencë (tonifikimi i lëkurës)

Radiofrekuenca (RF) funksionon në sajë të shpërndarjes së energjisë (në formën e nxehtësisë) në dermë (shtresa e thellë e lëkurës) dhe në shtresën sub-dermale, pa dëmtuar shtresën e sipërme të lëkurës (epidermën). Rafiofrekuenca vepron në shtresat e thella të lëkurës duke ju dhuruar një efekt tonifikimi falë nxitjes së prodhimit të kolagjenit nga nxehtësia që përçon, duke ndihmuar kështu në zbehjen e imperfeksioneve e lëkurës tuaj. Ngrohja në këtë zonë shkakton tkurrjen e fibrave ekzistuese të kolagjenit dhe prodhimin e kolagjenit të ri dhe elastinës, rrit qarkullimin e gjakut, dhe mundëson lipolizën dhe apoptozën (shkatërrimin) e qelizave dhjamore duke na ndihmuar edhe në shkrirjen e celulitit në njëjtën kohë.

Radiofrekuenca jo vetëm që ndihmon në tendosjen dhe rinimin e lëkurës, por ajo gjithashtu trajton cellulitin, cikatricet dhe strijat. Rritja e qarkullimit të gjakut të shkaktuar nga nxehtesia e radiofrekuencës ka një efekt terapeutik në inde, pasi ajo rrit thithjen e lëndëve ushqyese dhe stimulon zhdukjen e inflamacionit kronik të gradës së ulët, që e karakterizon celulitin. Rezultatet e trajtimit me radiofrekuencë janë të dukshme pas aplikimit të minimalisht 10 seancave në distanë kohore 3 – 4 ditë nga njëra tjetra.

Avantazhet e trajtimit me radiofrekuencë

Radiofrekuenca është një pajisje revolucionare e cila nuk krijon aspak diskomfort për pacientët, gjatë apo pas trajtimit të fytyrës apo trupit.
Radiofrekuenca aplikohet për trajtimin e zonave të ndryshme të fytyrës dhe trupit, duke na dhënë mundësi përmirësimi të inestetizmave tona si:

kontakt

Shkruani

Për të rezervuar një takim

Operacione estetike

Trajtime Estetike

Mbjellja e flokëve