Zvogelimi i gjoksit

ZVOGËLIMI I GJOKSIT

Zvogëlimi i gjoksit

Zvogëlimi i gjoksit, i njohur në gjuhën mjekësore si mamoplasti, është një ndërhyrje estetike që kryhet zakonisht te ato femra që kanë një gjoks të madh me qëllim për arritur zvogëlimin e tij dhe përmirësimin e formës dhe përmasave nëpërmjet zvogëlimit dhe ngritjes së gjoksit duke i dhënë trupit përmasa proporcionale. Femrat që duan të zvogëlojnë gjoksin duhet te kenë arritur moshën e pjekurisë (18 vjeç).

Zvogëlimi kirurgjikal i gjoksit është shpesh një zgjidhje jetësore për gratë që kanë gjoks të madh e të varur e cila u shkakton atyre mungesë rehatie si dhimbje të qafës ose të shpinës, problemet në shpatulla që shkaktohen nga rripi i sutjenave dhe i shenjave që formohen poshtë gjoksit. Zvogëlimi i gjoksit gjithashtu është mjaft i dobishëm për të korigjuar edhe rastet kur kemi asimetri të dukshme ndërmjet gjinjve. Ndërhyrja kirurgjikale për zvogëlimin e gjoksit zgjat afërsisht tre orë dhe kryhet në anestezi të përgjithshme. Në varësi të kompleksitetit të ndërhyrjes, pacientët mund të qëndrojnë në spital 1 – 2 netë. Operacioni i zvogëlimit të gjoksit, nuk kufizon ushqyerjen me gji të foshnjes, nuk rrit rrezikun e tumorit të gjirit dhe lejon kryerjen e të gjitha ekzaminimeve mjekësore si mamografia dhe ekografia.

Përgatitja Pre-Operatore

Zvogelimi i gjoksit

ZVOGËLIMI I GJOKSIT

Pas operacionit

Periudha e shërimit pas operacionit të zvogëlimit të gjoksit zgjat 5 – 7 ditë dhe shumica e pacientëve fillojnë të ndihen mirë që në ditën e katërt ose të pestë. Tre ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale pacienti duhet të paraqitet pranë klinikës DaVINCI për heqjen e drenave si dhe ndjekjen e mjekimeve të tjera post-operatore. Gjatë periudhës së rekuperimit është e rëndësishme mbajtja e reçipetave të posaçme të cilat do ju ofrohen nga Klinika DaVINCI dhe shërbejnë për ta mbajtur gjoksin të palëvizshëm. Mjeku do ju ndjekë gjatë gjithë periudhës së rekuperimit dhe do t’ju rekomandojë kur të jeni gati për të rifilluar aktivitetin tuaj normal.

kontakt

Shkruani

Për të rezervuar një takim

Operacione estetike

Trajtime Estetike

Mbjellja e flokëve