Dermaroller & Dermapen
Trajtimet Dermaroller & Dermapen
Microneedling apo mikro gjilpërat e aplikuara në lëkurë shkaktojnë dëmtimin sipërfaqësor të lëkurës me qëllim rigjenerimin e saj dhe largimin e parregullsive të lëkurës. Dermapen dhe Dermaroller janë pajisje revolucionare të pajisura me një numër të madh mikro gjilpërash të cilat realizojnë shpime të lehta në sipërfaqen e epidermës, duke ju dhuruar një lëkurë më të rinuar e të freskët. Këto mikro shpime nxisin aftësinë rigjeneruese të vet organizmit nëpërmjet stimulimit të prodhimit të kolagjenit dhe shtimit të elementëve ushqyes të gjakut në zonat e aplikuara.
Procedura e trajtimit me Dermapen
- Teknikë shumë më e sigurtë dhe efektive se çdo metodë tjetër tradicionale;
- Vibrimi automatik i gjilpërave realizon dhjetra mikro shpime në sekondë, shpërndarë në të gjitha zonat të lëkurës, përfshirë edhe ato që janë të vështira të arrihen nëpërmjet trajtimeve të tjera;
- Këto ngacmime të lëkurës nëpërmjet mikro gjilpërave bëjnë të mundur që çdo preparat i aplikuar lokalisht të përthithet lehtë, duke na dhënë mundësinë që të trajtojmë problemet e lëkurës në mënyrë specifike dhe të shpejtë;
- Është procedurë pa dhimbje pasi mjekët aplikojnë krem anestetik që ju të ndjeni diskomfortin minimal gjatë trajtimit;
- Dëmtimi i lëkurës gjatë trajtimit është i qëllimshëm pasi kjo mundëson nxitjen e prodhimit të kolagjenit me qëllim rigjenerimin dhe rinimin e lëkurës;
- Proçesi i rikuperimit pas trajtimit është i shpejtë (1 – 3 ditë skuqje e lëkurës);
- Rezultatet e trajtimit janë të dukshme që në javën e parë pas trajtimit.
Avantazhet e trajtimit me Dermapen
- Përmirëson pamjen e rrudhave fine dhe linjave të holla të mimikës;
- Trajton shenjat e thella post-akne;
- Trajton alopecinë i kombinuar me ampula për trajtimin e rënies së flokëve (ndihmon në forcimin e bulbit);
- Përmirëson pamjen e cicatriceve (shenjave) të mbetura pas kirurgjisë;
- Përmirëson pamjen e strijave të lëkurës të krijuara nga humbja e elasticitetit si pasojë e lëvizjeve të shpeshta në peshë;
- Ndihmon në minimizimin e poreve;
- Trajton pigmentimet dhe dëmtimet e lëkurës nga dielli;
- Përmirëson pamjen e lëkurës falë stimulimit të prodhimit të kolagjenit nga shpimet.