skip to Main Content

Lifting i Fytyrës apo Filler?

23 Qershor, 2026

Lifting i Fytyrës apo Filler? Ndryshimet dhe cilin trajtim të zgjidhni Me kalimin e viteve, fytyra pëson ndryshime natyrale. Prodhimi i kolagjenit zvogëlohet, lëkura humbet elasticitetin dhe mund të shfaqen rrudhat, humbja e volumit dhe varja e indeve të fytyrës.Kur kërkohet një pamje më e re dhe më e freskët, shumë persona përballen me një pyetje të rëndësishme: lifting i fytyrës apo filler?Edhe pse të dyja procedurat kanë si qëllim përmirësimin e pamjes së fytyrës, ato janë trajtime të ndryshme dhe adresojnë probleme të ndryshme estetike. Zgjedhja varet nga shkalla e plakjes së fytyrës, rezultati i dëshiruar dhe karakteristikat individuale…

Zmadhimi i gjoksit: pyetjet më të shpeshta dhe përgjigjet

8 Qershor, 2026

Zmadhimi i Gjoksit: Pyetjet më të shpeshta dhe përgjigjet  Zmadhimi i gjoksit është një nga ndërhyrjet estetike më të kërkuara nga gratë që dëshirojnë të përmirësojnë formën, volumin dhe harmoninë e trupit të tyre. Pavarësisht nëse arsyeja është një gjoks natyralisht i vogël, humbja e volumit pas shtatzënisë dhe gjidhënies apo një asimetri e dukshme, kjo procedurë mund të ofrojë rezultate natyrale dhe afatgjata.Megjithatë, përpara se të merrni vendimin për t’iu nënshtruar operacionit, është normale të keni shumë pyetje.Çfarë është zmadhimi i gjoksit?Zmadhimi i gjoksit është një ndërhyrje kirurgjikale estetike që realizohet për të rritur madhësinë dhe për të përmirësuar…

Ja pse nuk mund të bësh abdominoplastikë

18 Maj, 2026

Ja pse nuk mund të bësh abdominoplastikë (të paktën jo akoma) Barku i varur, lëkura e tepërt pas shtatzënisë apo humbjes në peshë, si dhe muskujt e dobësuar abdominalë janë ndër arsyet kryesore pse shumë pacientë konsiderojnë abdominoplastikën. Megjithatë, jo çdo person që dëshiron një bark më të sheshtë është automatikisht kandidat ideal për këtë ndërhyrje.Në klinikën DaVINCI, një nga gjërat më të rëndësishme gjatë konsultës është të përcaktohet nëse pacienti është realisht gati për abdominoplastikë, ose nëse rezultati më i mirë mund të arrihet duke pritur pak më gjatë, duke stabilizuar peshën ose duke zgjedhur një trajtim tjetër. Pra,…

Lazer Alexandrite: teknologjia moderne për eliminimin efektiv të qimeve

4 Maj, 2026

Lazer AlexandriteTeknologjia moderne për eliminimin efektiv të qimeve Eliminimi i qimeve me lazer është kthyer në një nga trajtimet estetike më të kërkuara vitet e fundit, falë rezultateve afatgjata dhe komoditetit që ofron krahasuar me metodat tradicionale të depilimit. Ndër teknologjitë më të avancuara që përdoren sot konsiderohet Lazer Alexandrite, i njohur për efikasitetin, shpejtësinë dhe rezultatet progresive që mund të vërehen që në seancat e para. Në Klinikën DaVINCI, epilimi me lazer realizohet duke përdorur teknologji moderne që synojnë trajtime sa më të sigurta, precize dhe komode për pacientin. Falë avancimit të pajisjeve estetike, trajtimet me lazer sot janë…

Zbulo trajtimin “2 në 1” që po ndryshon estetikën moderne

Zbulo trajtimin “2 në 1” që po ndryshon estetikën moderne Endolift + MorpheusNë estetikën moderne, fokusi është zhvendosur drejt trajtimeve që ofrojnë rezultate natyrale pa ndërhyrje kirurgjikale. Pacientët kërkojnë zgjidhje efektive që përmirësojnë pamjen pa ndryshuar tiparet natyrale të fytyrës. Në këtë kontekst, kombinimi i Endolift dhe Morpheus është kthyer në një nga trajtimet më të avancuara dhe të kërkuara. Në klinikën DaVINCI, ky trajtim “2 në 1” përdoret për të arritur një përmirësim të dukshëm të lëkurës, duke kombinuar lifting-un me rigjenerimin e thellë dhe sipërfaqësor në një procedurë të vetme.Çfarë është Endolift dhe si vepron në lëkurë?Endolift është…

Morpheus8 dhe kolagjeni

Morpheus8 dhe kolagjeni: Sekreti i një lëkure më të fortë dhe më të re Çfarë është Morpheus8?Morpheus8 është një trajtim inovativ që kombinon microneedling me radiofrekuencë të fraksionuar për të stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit në shtresat më të thella të lëkurës. Kjo teknologji vepron në mënyrë të kontrolluar në indet nënlëkurore, duke nxitur rigjenerimin qelizor dhe përmirësimin gradual të strukturës së lëkurës.Në klinikën DaVINCI, Morpheus8 përdoret si një nga trajtimet më të avancuara për shtrëngim të lëkurës, reduktim të rrudhave dhe përmirësim të tonusit të përgjithshëm të fytyrës dhe trupit.Roli i kolagjenit në plakjen e lëkurësKolagjeni është proteina kryesore…

Deep Plane Facelift zgjidhja më natyrale për lifting të fytyrës

A është Deep Plane Facelift zgjidhja më natyrale për lifting të fytyrës? Çfarë është Deep Plane Facelift?Deep Plane Facelift është një teknikë e avancuar e lifting-ut kirurgjikal të fytyrës që vepron në shtresat më të thella anatomike, duke ripozicionuar muskujt dhe indet e varura në mënyrë natyrale. Ndryshe nga facelift-i tradicional, kjo metodë nuk tendos vetëm lëkurën, por trajton strukturën e brendshme të fytyrës, duke dhënë rezultate më harmonike dhe afatgjata.Në klinikën DaVINCI, kjo teknikë kryhet nga kirurgë italianë me eksperiencë të gjatë në kirurgjinë estetike të fytyrës dhe me protokolle të avancuara sigurie. Kjo metodë konsiderohet nga shumë specialistë…

VASER Lipo vs Liposucioni tradicional

7 Nëntor, 2025

VASER Lipo vs Liposucioni tradicional Liposucioni tradicional është një procedurë kirurgjikale që heq depozitat e yndyrës nga zona të caktuara të trupit përmes aspirimit mekanik me kanulë. Liposucioni VASER qëndron për “Vibration Amplification of Sound Energy at Resonance”. Pra, përdorimin e një kanule ultrasonike për të “emulsifikuar” fillimisht qelizat e yndyrës përpara aspirimit të tyre. Në vend që kanula të “çajë” mekanikisht indin me lëvizje të vazhdueshme, teknologjia ultrasonike “shkrin” yndyrën, e cila më pas aspirohet.. Të përbashkëtat kryesore Janë forma të kirurgjisë estetike të heqjes së yndyrës dhe përdorin incizione të vogla për futjen e kanulave. Përfshijnë infiltrimin e nje solucioni…

Liposuksioni I Qafës: Sekreti i profilit të përsosur që ndjekin edhe VIP-at

24 Tetor, 2025

Liposuksioni I Qafës: Sekreti i profilit të përsosur që ndjekin edhe VIP-at. Në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë personazhe publikë dhe VIP kanë zgjedhur ndërhyrje që fokusohen në zonën e qafës dhe mjekrës — jo vetëm për pamje estetike, por për të rikthyer formën natyrale të fytyrës dhe për të theksuar linjat. Një nga rastet më të përfolura është Khloé Kardashian, e cila thuhet se ka përmirësuar vijën e nofullës me një trajtim të ngjashëm me liposuksionin e qafës. Çfarë është Liposuksioni i Qafës? Liposuksioni i Qafës është një procedurë minimale invazive që synon të heqë yndyrën e…

Millenial dhe Gen Z: brezi i ri i kirurgjisë estetike

3 Korrik, 2025

Millenial dhe Gen Z: brezi i ri i kirurgjisë estetike Në vitet e fundit, kirurgjia estetike ka hyrë në një fazë të re: jo më një zgjedhje vetëm për moshat 40+, por gjithnjë e më shumë të rinjtë – veçanërisht brezi Millennial dhe Gen Z – po zgjedhin ndërhyrje të lehta dhe të personalizuara për të përmirësuar pamjen në mënyrë të natyrale dhe inteligjente.Estetika e sotme nuk kërkon transformime – por harmoni, përputhje dhe vetëbesim. Një trend që rritet çdo vitStatistikat tregojnë se moshat 20–35 vjeç janë sot ndër më të interesuarit për trajtime estetike.Arsyet janë të shumta: qasja më e…

Translate »