skip to Main Content

Lifting i kofshëve

Është e zakonshme që femrat të shëndoshen në pjesën e brendshme të kofshëve. Nëpërmjet ushtrimeve fizike mund të forcojmë muskujt e kofshëve, por nuk mund të shmangin varjen e lëkurës së kofshëve. Gjenetika, humbja në peshë, ndryshimet hormonale si shtatëzania apo menopauza, si edhe një dietë e varfër apo pak ushtrime fizike mund t’a komplikojnë situatën. Gjithsesi, nëse problemi është lëkura e tepërt dhe varja e lëkurës, procedura kirurgjikale për tërheqjen e lëkurës së kofshëve e realizuar nga kirurgët tanë, mund të tendosë zonën që fillon nga fundi i vitheve dhe zbret deri tek gjunjët, duke krijuar një pamje më të bukur e më të tonifikuar të kofshëve.

Ky rast është më i shpeshtë tek ata persona që kanë pësuar humbje të mëdha të peshës. Nëse pesha juaj është relativisht e qëndrueshme dhe jeni duke luftuar me indet e buta të pjesës së brendshme të kofshëve, atëherë mund të jeni një kandidate e mirë për të kryer lifting të kofshëve. Operacioni mund të jetë pjesë e një plani më të përgjithshëm rinimi dhe të kryhet i kombinuar me procedura të tjera, si për shembull liposucion dhe rimodelim i vitheve. Operacioni për tërheqjen e lëkurës së kofshëve kryhet në anestezi të përgjithshme dhe zgjat 2 – 2.5 orë, në varësi të kompleksitetit të operacionit dhe procedurave të tjera që mund të kombinohen gjatë kësaj ndërhyrje.

Paraprakisht

  • Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni atë nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe ti referoni mjekut nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore të cilat mund të influencojnë kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale;
  • Disa ditë përpara operacionit do të kryeni një sërë ekzaminimesh pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore përpara kryerjes së operacionit;
  • Të paktën dy javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe të ndërprisni marrjen e antikoagulantëve oralë. Ndërprerja e ndonjë terapie për arsye të operacionit duhet konsultuar paraprakisht me mjekun që ju ka përshkruar terapinë;
  • Duhani duhet të ndërpritet të paktën dy javë përpara ndërhyrjes;
  • Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën tetë orë përpara ndërhyrjes;
  • Rekomandojmë që pacientët ditën e operacionit të paraqiten me veshje komode me kopsa ose me zinxhir.

Pas operacionit

Operacioni lifting i kofshëve ndihmon gjithashtu në përmirësimin e cilësisë së lëkurës pasi kofshët tuaja tashmë do të duken më të tonifikuara. Mbajtja e një korseje për disa javë që ju mban të shtrënguar kofshët do ju ndihmojë të minimizoni enjtjet dhe të përshpejtoni shërimin e indeve në pak javë. Cicatricja (shenja) e operacionit të rimodelimit të kofshëve është në zonën e brendshme të kofshëve dhe zgjatet deri në zonën afër bikinit. Në fillim shenja do të jetë pak shqetësuese dhe e dukshme, por me kalimin e kohës ajo do të zbehet duke u kthyer në ngjyrë të bardhë apo në kafe të lehtë pas 6 – 12 muajsh.

Disa enjtje dhe kruajtje janë të zakonshme, ndërkohë që linja më të rregullta të kofshëve do të vërehen menjëherë pas kësaj ndërhyrjeje. Operacioni lifting i kofshëve ndihmon gjithashtu në përmirësimin e cilësisë së lëkurës pasi kofshët tuaja tashmë do të duken më të tonifikuara. Mbajtja e një korseje për disa javë që ju mban shtrënguar kofshët do ju ndihmojë të minimizoni enjtjet dhe të përshpejtoni shërimin e indeve në pak javë. Cicatricja (shenja) e operacionit të rimodelimit të kofshëve është në zonën e brendshme të kofshëve dhe zgjatet deri në zonën afër bikinit. Në fillim shenja do të jetë pak shqetësuese dhe e dukshme, por me kalimin e kohës ajo do të zbehet duke u kthyer në ngjyrë të bardhë apo në kafe të lehtë pas 6 – 12 muajsh.

Pacientët tanë