skip to Main Content

Trajtimi me filler

Terapia e acidit hialuronik është kthyer në një alternativë tepër të kërkuar në shërbimet e trajtimeve estetike pasi është një procedurë e sigurtë jo kirurgjikale që në mënyrë mjaft natyrale përmirëson linjat e fytyrës dhe zbeh rrudhat. Acidi hialuronik ose filler sikurse e quajmë të gjithë, është një produkt me përbërje substancën natyrale të indeve konektive të organizmit. Acidin hialuronik e gjejmë në veçanti në lëkurë, në kërcet e kockave, në tendinat, në paretet e aortës, në kordonin umbilikal, etj. Duke qënë një përbërës kaq natyral, injektimi I filler-it në lëkurë nuk paraqet rrezik për infeksione apo inflamacione lokale si dhe nuk kërkon të testohet në lëkurë para përdorimit. Masa të vogla të acidit injektohen me gjilpëra mjaft të holla, për të nxitur rritjen e prodhimit të acidit hialuronik nga ana e vetë lëkurës. Në varësi të rrudhave që trajtohen, procedura e injektimit të acidit hialuronik zgjat njëzetë deri në dyzetë minuta me minimumin e bezdisjes për pacientin pasi stafi mjekësor aplikon krem anestetik përpara fillimit të procedurës. Në Klinikën DaVINCI trajtimet me acid hialuronik kryhen nga mjekja Dermatologe. 

Ku mund të injektohet acidi hialuronik?

  • Rimodelimi i buzëve me qëllim fryrjen e buzëve apo theksimin e konturit të buzëve;
  • Shtimi i volumit në mollëza;
  • Trajtimi i rrathëve të errët poshtë syve (trajtimi i “occhiaieve” të syve);
  • Trajtimi i rrudhave të krijuara nga duhanpirja, që janë rrudhat vertikale mbi buzën e sipërme (rrudha periorale);
  • Rrudhat anash buzëve që krijohen nga të qeshurit (rrudha orale apo rrudhat nasolabiale);
  • Rrudhat midis vetullave që shpesh krijohen nga ngrysja e vetullave;
  • Rrudhat anash syve që janë veçanërisht të dukshme kur qeshni (rrudha periorbitale);
  • Djegie nga dielli;
  • Trajtimi i cicatriceve (shenjave) të thella në fytyrë apo trup.

Sa zgjat injektimi i acidit hyaluronik?

Acidi hialuronik nuk është i përhershëm. Zakonisht acidi hialuronik zgjat 4 – 6 muaj. Sapo injektohet në lëkurë filleri korrigjon në mënyrë të menjëhershme rrudhat apo përmirësimin e volumit në zonën e aplikuar. Në fillim rezultati është stabël dhe mjaft i kënaqshëm por me kalimin e javëve gradualisht bie dhe absorbohet nga vet organizmi juaj. Për të mbajtur rezultatin fillestar është e këshillueshme përsëritja e trajtimit 2 – 3 herë në vit.

Rezultate të arritura