skip to Main Content

Trajtimi i Njollave

Trajtim i njollave me Alexandrite

Me siguri jeni të shumtë që po përjetoni shqetësimin ndaj njollave në lëkurë dhe veçanërisht pas kësaj stine të nxehtë që sapo kaluam.
Departamenti Dermatologjik i Klinikës DaVINCI ju vjen në ndihmë me disa informacione mbi hiperpigmentimet e lëkurës dhe trajtimet për zbehjen e tyre.
Melazmat janë hiperpigmentime (njolla kafe) me kufi të qartë nga pjesa tjetër e lëkurës që zakonisht lokalizohen në zona si balli, faqet, në hundë dhe mbi buzë. Megjithëse melazmat nuk japin simptoma të tjera në organizëm, ato përbëjnë një prej shqetësimeve kryesore estetike. Njollat kafe janë një problem shumë më i shpeshtë te femrat, ndërkohë që shfaqen vetëm në 10 % të meshkujve sidomos tek ata që jetojnë në zona ku rrezatimi diellor është më i madh.

Melazmat mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm që kanë si bazë rritjen e ndjeshmërisë së lëkurës ndaj diellit. Ndër këto faktorë mund të përmendim:

  • ekspozimi i tepërt në diell pa aplikuar krem mbrojtës në lëkurë;
  • shkaqe gjenetike;
  • ndryshime hormonale (për shembull gjatë shtatzënisë ose në fazën para menopauzës);
  • përdorimi i kontraceptivëve orale dhe medikamente të tjera fotosensitive shoqëruar me ekspozim në diell pa krem mbrojtës.

Trajtimi i njollave

Në Klinikën DaVINCI ju mund të trajtoni njollat kafe duke i zbehur ato në vetëm pak seanca falë aplikimit të trajtimeve estetike si Mikrodermoabrazion, Peeling dhe Mezoterapi me dermapen plus ampulat zbardhuese për lëkurën. Ju mund të rezervoni një konsultë me Dermatologen e Klinikës DaVINCI dhe të filloni menjëherë “Paketën për Hiperpigmentimet” për të rifituar sërisht lëkurën tuaj të rivitalizuar dhe pa njolla. Paketa për Hiperpigmentimet përfshin:
  • Konsultën me Dermatologen e Klinikës
  • Gjashtë seanca trajtimesh të kombinuara me qëllim zbehjen e njollave kafe.

Rezultate të arritura