skip to Main Content

Peeling

Trajtimi Peeling është një trajtim aspak invaziv që ka për qëllim biorivitalizimin e lëkurës, pastrimin si dhe largimin e parregullsive të lëkurës si për shembull njollat, rrudhat fine, pigmentimet e krijuara nga aknet, strijat dhe cikatricet (shenjat) e reja. Kjo  procedurë në Klinikën DaVINCI kryhet nga stafi mjekësor dhe realizohet në formë masazhi në mënyrë që të mos krijojë aspak shqetësim për ju.

Procedura zgjat pesëdhjetë minuta dhe sugjerohet të aplikohen të paktën pesë seanca të vazhdueshme me distancë kohore 1 – 2 javë nga njëra-tjetra me qëllim që rezultatet e trajtimit të jenë tepër të kënaqshme për ju. Pas përfundimit të pesë seancave ju mund të aplikoni seanca të tjera mirëmbajtjeje me qëllim biorivitalizimin e lëkurës për një pamje më rinore. Peeling sugjerohet të aplikohet menjëherë pas trajtimit Mikrodermoabrazion për rezultate më të mira.

Procedura Peeling për rinimin e lëkurës

  • Ky trajtim pranë Klinikës DaVINCI ndryshon konceptin e Peeling të zakonshëm pasi mund të aplikohet në dymbëdhjetë muajt e vitit duke nxitur stimulimin e thellë të lëkurës; 
  • Aplikohet për të gjitha llojet e lëkurave, të ndjeshme dhe delikate gjithashtu;
  • Siguron pastrim të thellë dhe largim të parregullsive që ndodhen në sipërfaqen e lëkurës (hiperpigmentime dhe cikatrice sipërfaqësore);
  • Biorivitalizim dhe rigjenerim aspak traumatik i lëkurës;
  • Rrjepja e lëkurës pas trajtimit është e lehtë dhe jo e bezdisshme;
  • Me aplikimin e pesë seancave përftohet një lifting i përkohshëm i lëkurës që zgjat deri në një vit;
  • Procedurë e shpejtë dhe pa dhimbje;
  • Profesionalizëm maksimal gjatë kryerjes së trajtimit pasi procedura kryhet nga stafi mjekësor;
  • Pas trajtimit evidentohet menjëherë një tendosje e lehtë e lëkurës, zbardhje dhe shkëlqim.

Avantazhet e trajtimit Peeling

 

Rezultate të arritura