skip to Main Content

Lipofilling

Injektimi i dhjamit në vithe (BBL) / në gjoks/ në fytyrë

Lipofilling është një metodë kirurgjikale e cila konsiston në heqjen e dhjamit nga zona të caktuara të trupit, nëpërmjet liposucionit dhe transferimit të dhjamit në zona të ndryshme të fytyrës ose trupit nëpërmjet lipofilling.

Plakja sjell një ndryshim natyral të indeve të fytyrës dhe të qafës, për shkak të zhvendosjes dhe hollimit të masave muskulare dhe humbjes se elasticitetit të lëkurës. Pasojat e këtyre ndryshimeve shfaqin rrudha të dukshme në zona të tilla si: këndet e syrit, në mesin e vetullave, thellimi i vijave nasolabiale, si dhe rënia e volumit të mollëzave.

Lipofilling lejon që këto “defekte” të zbuten duke mbushur kanalet dhe rrudhat, si dhe duke korrigjuar e riformuar volumin e tyre. Kandidatët më të përshtatshëm për këtë procedurë janë si meshkujt, ashtu edhe femrat që kanë humbur peshë, apo që kanë një elasticitet të ulët të lëkurës.

Paraprakisht

Pacientit i komunikohet që 50% e dhjamit të injektuar absorbohet 1-3 muaj pas ndërhyrjes, ndaj shpesh pacientët rikthehen për të ripërsëritur procedurën Lipofilling, me qëllim shtimin e mëtejshëm të volumit në atë zonë.

Gjatë operacionit

Operacioni i transferimit të dhjamit për shtimin e volumit në fytyrë zgjat 40 – 60 minuta dhe kryhet në anestezi lokale me sedacion, gjithmonë me prezencën e anestezistit në sallë.
Në rastet kur dëshirojmë të shtojmë volum në zona si gjoksi apo vithe, atëherë procedura zgjat 90-120 minuta, kryhet në anestezi totale dhe këshillohet një natë qëndrimi ne spital.

Pas operacionit

Pacientët mbajnë veshur një korse elastike që ju ofrohet nga Klinika DaVINCI, për të arritur një ç’ënjtje më të shpejtë të zonës, ku është bërë heqja e dhjamit.
Dhimbjet pas ndërhyrjes janë të lehta dhe të përballueshme, por gjithsesi mjekët tanë mund t’ju sugjerojnë marrjen e qetësuesve, që rekuperimi të jetë sa më i lehtë për ju. Shenjat pas operacionit janë të dukshme në katër javët e para pas ndërhyrjes, më pas ato zbehen dukshëm.

Kthimi në aktivitetet tuaja të përditshme duhet të jetë gradual ndaj rekomandohet 5-7 ditë pushim pas ndërhyrjes. Rezultati pas procedurës lipofilling është i dukshëm pas tre javëve nga ndërhyrja, pasi në fillim do të jeni të enjtur. Duhet të prisni të paktën tre muaj për të vendosur nëse është e nevojshme një seancë e dytë lipofilling apo nëse jeni të kënaqur me efektin e përftuar.

Pacientët tanë