skip to Main Content

Klinika DaVINCI feston 11-vjetorin e saj

Gjatë këtyre viteve, Klinika DaVINCI ka ofruar shërbime të shkëlqyera mjekësore në fushën e kirurgjisë plastike, me bashkëpunimin e disa prej kirurgëve më të specializuar në Itali. Ndër më të spikaturit janë:
Dr. Carlo Maglioca, Dr. Giulio Gherardini, Dr. Roberto Scalco, Dr. Ruben Odenino, Dr. Fulvio Difulvio dhe Dr. Francesco Stipa.

Rimodelimi i hundës ose Rinoplastika siç e njohim tashmë të gjithë, është ndërhyrja kirurgjikale që ndryshon formën si dhe madhësinë e hundës.

Fytyra

Operacioni i tërheqjes së lëkurës së fytyrës apo të qafës është një ndërhyrje nëpërmjet së cilës muskujt dhe indet lidhës të fytyrës manipulohen për t’i dhënë asaj një pamje më të freskët e më të re.
Më poshtë gjeni trajtimet që bëhen në klinikën tonë.

Trupi

Abdominoplastika apo miniabdominoplastika, e njohur gjithashtu si “rimodelim i barkut”, është një ndërhyrje kirurgjikale që ka për qëllim heqjen e lëkurës së tepërt të barkut dhe tendosjen e saj.
Më poshtë gjeni trajtimet që bëhen në klinikën tonë.

Trajtime Estetike

Cryolipolysis (Kriolipoliza) apo CoolSculpting është një aparaturë e cila aplikon temperaturë të ftohtë në zona ku kemi dhjam të shtuar për të cilën nuk jemi aspak të kënaqur dhe dëshirojmë ta eliminojmë.

Teknika e fundit e aplikimit të transplantit të flokëve në botë që aplikohet edhe në Klinikën DaVINCI është Mikro FUE, e cila nxjerr rrënjë për rrënjë sasinë e folikujve që do të nevojitet të implantohen në zonën ku flokët mungojnë.  Ekstraktimi i folikujve realizohet duke marrë njësi unike folikulare nga zona dhuruese me anë të instrumentave tepër të hollë, prej 0.8 mm.

Brandet me të cilat punojmë

Translate »