skip to Main Content

Trajtimi i celulitit

Trajtimi i celulitit me Cavitation & Radiofrekuencë

Celuliti, ose lëkura e portokallit, është një fenomen që vihet re në rreth 90% e femrave pas pubertetit. Në mënyrë tipike trajtimi është i përhapur në gjymtyrët e poshtme, zonën  abdominale, kofshë dhe vithe. Ky fenomen ndodh kur indi fibroz në lëkurë lejon qelizat yndyrore te shkojnë drejt sipërfaqes së lëkurës. Një nga zhvillimet e fundit dhe shumë efikas për trajtimin e celulitit është trajtimi Cavitation, i cili tashmë aplikohet në Klinikën DaVINCI i kombinuar me Radiofrekuencën.

Cavitation është një pajisje që tejçon valë me energji të lartë në zonat me adipozitet të shtuar duke bërë të mundur shkrirjen e indit dhjamor të celulitit. Kjo është një teknikë e sigurt, pa efekte anësore si dhe aspak invazive. Aplikohet në sipërfaqen e lëkurës, nuk ndihet dhimbje por vetëm një ndjesi e lehtë ngrohtësie dhe pickimi. Pas trajtimit mbetet një skuqje e lehtë e lëkurës e cila largohet pas disa orësh.

Për trajtimin e celulitit stafi mjekësor i Klinikës DaVINCI kombinon trajtimet Cavitation me Radiofrekuencë për shkrirjen e indit dhjamor dhe më pas tonifikimin e lëkurës në atë zonë. Radiofrekuenca funksionon në sajë të shpërndarjes së energjisë (në formën e nxehtësisë) në dermë (shtresa e thellë e lëkurës) dhe në shtresën sub-dermale, pa dëmtuar shtresën e sipërme të lëkurës (epidermën). Ngrohja në këtë zonë shkakton tkurrjen e fibrave ekzistuese të kolagjenit dhe prodhimin e kolagjenit të ri dhe elastinës, rrit qarkullimin e gjakut, dhe mundëson lipolizën dhe apoptozën (shkatërrimin) e qelizave dhjamore duke na ndihmuar edhe në shkrirjen e celulitit në njëjtën kohë. 

Rritja e qarkullimit të gjakut e shkaktuar nga nxehtësia e Radiofrekuencës ka një efekt terapeutik në inde, pasi ajo rrit thithjen e lëndëve ushqyese si dhe stimulon zhdukjen e inflamacionit kronik të gradës së ulët, që e karakterizon celulitin. Terapia Cavitation dhe Radiofrekuencë është një trajtim që zgjat jo më shumë se tridhjetë minuta për secilën zonë ku aplikohet dhe sugjerohen minimalisht dhjetë seanca në distancë 3 – 4 ditë nga njëra-tjetra në mënyrë që pacienti të shohë rezultate të kënaqshme pas trajtimit.

Rezultate të arritura