TRAJTIMET ME
RADIOFREKUENCË
Trajtimet me radiofrekuencë (tonifikimi i lëkurës)
Radiofrekuenca (RF) funksionon në sajë të shpërndarjes së energjisë (në formën e nxehtësisë) në dermë (shtresa e thellë e lëkurës) dhe në shtresën sub-dermale, pa dëmtuar shtresën e sipërme të lëkurës (epidermën). Radiofrekuenca vepron në shtresat e thella të lëkurës duke ju dhuruar një efekt tonifikimi falë nxitjes së prodhimit të kolagjenit nga nxehtësia që përçon, duke ndihmuar kështu në zbehjen e imperfeksioneve e lëkurës tuaj. Ngrohja në këtë zonë shkakton tkurrjen e fibrave ekzistuese të kolagjenit dhe prodhimin e kolagjenit të ri dhe elastinës, rrit qarkullimin e gjakut, dhe mundëson lipolizën dhe apoptozën (shkatërrimin) e qelizave dhjamore duke na ndihmuar edhe në shkrirjen e celulitit në njëjtën kohë.
Radiofrekuenca jo vetëm që ndihmon në tendosjen dhe rinimin e lëkurës, por ajo gjithashtu trajton cellulitin, cikatricet (shenjat) dhe strijat. Rritja e qarkullimit të gjakut të shkaktuar nga nxehtësia e radiofrekuencës ka një efekt terapeutik në inde, pasi ajo rrit thithjen e lëndëve ushqyese dhe stimulon zhdukjen e inflamacionit kronik të gradës së ulët, që e karakterizon celulitin. Rezultatet e trajtimit me radiofrekuencë janë të dukshme pas aplikimit minimalisht të dhjetë seancave në distancë kohore 3 – 4 ditë nga njëra tjetra.
Avantazhet e trajtimit me Radiofrekuencë
Radiofrekuenca është një pajisje revolucionare e cila nuk krijon aspak bezdi për pacientët, gjatë apo pas trajtimit të fytyrës apo trupit.
Radiofrekuenca aplikohet për trajtimin e zonave të ndryshme të fytyrës dhe trupit, duke na dhënë mundësi përmirësimi të karakteristikave tona joestetike si:
- Celulitin
- Reduktimin e rrudhave në fytyrë, qafë dhe zonën e dekoltesë;
- Përmirësimin e pamjes së strijave dhe cikatriceve;
- Reduktimin e dhjamit;
- Tendosjen dhe tonifikimin e lëkurës;
- Tendosjen e vitheve dhe kofshëve;
- Tonifikimin e linjave të tjera trupore si krahët apo lëkura e lëshuar e barkut.