
Gastrectomia
Gastrektomia vertikale
Gastrektomia vertikale (Zvogelimi i Stomakut)
Në kirurgjinë e gastrektomisë vertikale, në anglisht “sleeve gastectomy”, stomaku ngushtohet, duke e prerë vertikalisht për të formuar një tubul rreth 80-120 ml në vëllim dhe duke qepur murin në anën e reseksionit. Është një ndërhyrje kufizuese me efekt të dyfishtë: rrit ndjenjën e ngopjes dhe pakëson oreksin. Gjithashtu pacientët tregojnë më pak interes për ushqimin.

Përse kirurgjia e gastrektomisë me mëngë ?
Kirurgjia e gastrektomisë me mengë (sleeve gastrectomy), aplikohet laparoskopikisht.
Kirurgjia Laparoskopike është një kirurgji minimalisht invazive, që realizohet me ndihmën e incizioneve (prerjeve) të vogla. Kjo realizohet me ndihmën e një instrumenti, i cili quhet laparoskop. Ky instrument përmban një kamera dhe burim drite në menyre të tillë që kirurgu të shoh brënda trupit pa nevojën e prerjeve të mëdha.Cilat janë avantazhet e kirurgjisë laparoskopike?
– Shenja të jashtme minimale;
– Qëndrimi më i shkurter në spital;
– Plagë të brëndshme më të pakëta;
– Plagë që shërohen më shpejt;
– Më pak dhimbje;
– Rikthim i shpejte në aktivitete;
