Lifting-Cosce-da-vinci-bg

Lifting i kofshëve

LIFTING I KOFSHËVE

Lifting i kofshëve

Është e zakonshme që femrat të shëndoshen në pjesën e brendshme të kofshëve. Nëpërmjet ushtrimeve fizike mund të forcojmë muskujt e kofshëve, por nuk mund të shmangin varjen e lekurës së kofshëve. Gjenetika, humbja në peshë, ndryshimet hormonale si shtatëzania apo menopauza, si edhe një dietë e varfër apo pak ushtrime fizike mund t’a komplikojnë situatën. Gjithsesi, nëse problemi është lëkura e tepërt dhe varja e lëkurës, procedura kirurgjikale për tërheqjen e lëkurës së kofshëve e realizuar nga kirurgët tanë, mund të tendosë zonën që fillon nga fundi i vitheve dhe zbret deri tek gjunjët, duke krijuar një pamje më të bukur e më të tonifikuar të kofshëve.

Ky rast është më i shpeshtë tek ata persona që kanë pësuar humbje të mëdha të peshës. Nëse pesha juaj është relativisht e qëndrueshme dhe jeni duke luftuar me indet e buta të pjesës së brendshme të kofshëve, atëherë mund të jeni një kandidate e mirë për të kryer lifting të kofshëve. Operacioni mund të jetë pjesë e një plani më të përgjithshëm rinimi dhe të kryhet i kombinuar me procedura të tjera, si për shembull liposucion dhe rimodelim i vitheve.Operacioni për tërheqjen e lëkurës së kofshëve kryhet në anestezi të përgjithshme dhe zgjat 2 – 2.5 orë, në varësi të kompleksitetit të operacionit dhe procedurave të tjera që mund të kombinohen gjatë kësaj ndërhyrje.

Përgatitja Pre-Operatore

Lifting i kofshëve

LIFTING I KOFSHËVE

LIFTING I KOFSHËVE

Dhimbjet e lehta janë të zakonshme pas operacionit të rimodelimit të kofshëve, por mund të zbuten me mjekime të cilat do ju përshkruhen nga kirurgu pas ndërhyrjes. Penjtë në zonën e cicatrices do të hiqen pas 10 – 14 ditë nga operacioni. Menjëherë pas ndërhyrjes do të keni drena të cilat parashikohet të hiqen pas 3 – 4 ditësh. Koha e shërimit pas operacionit lifting i kofshëve është 2 – 3 javë. Ndërkohë eksperienca individuale e shërimit mund të ndryshojë në varësi të pacientit por gjithsesi për dhjetë ditët e para është i rekomanduar regjimi në shtrat. Lëvizjet e parakohshme pas operacionit mund të pengojnë procesin e shërimit dhe mbylljen e plagëve. Nëse jeni të duruar për të respektuar protokollet post-operatore që do ju jepen nga mjekët, do të ndihmoni në shpejtimin e shërimit tuaj.

Disa ënjtje dhe kruajtje janë të zakonshme, ndërkohë që linja më të rregullta të kofshëve do të vërehen menjëherë pas kësaj ndërhyrjeje. Operacioni lifting i kofshëve ndihmon gjithashtu në përmirësim të cilësisë së lëkurës pasi kofshët tuaja tashmë do të duken më të tonifikuara. Mbajtja e një korseje për disa javë që ju mban shtrënguar kofshët do ju ndihmojë të minimizoni enjtjet dhe të përshpejtoni shërimin e indeve në pak javë. Cicatricja e operacionit të rimodelimit të kofshëve është në zonën e brendshme të kofshëve dhe zgjatet deri në zonën afër bikinit. Në fillim shenja do të jetë pak shqetësuese dhe e dukshme, por me kalimin e kohës ajo do të zbehet duke u kthyer në ngjyrë të bardhë apo në kafe të lehtë pas 6 – 12 muajsh.

kontakt

Shkruani

Për të rezervuar një takim

Operacione estetike

Trajtime Estetike

Mbjellja e flokëve

Operacione estetike

Trajtime Estetike

Mbjellja e flokëve