- Kreu
- Rreth nesh
- Operacione Estetike
- Blefaroplastika
- Eleminimi i dhjamit nga faqet
- Rimodelimi i hundës
- Rimodelimi i veshëve
- Lifting i fytyrës
- Mentoplastika
- Lipofilling
- Gjinekomastia
- Lifting i gjoksit
- Lifting i kofshëve
- Lifting i krahëve
- Liposucioni
- Rimodelim i barkut
- Brazilian Butt Lift (BBL)
- Zmadhimi i gjoksit
- Zvogëlimi i gjoksit
- Mommy Makeover
- Mbjellja e Flokëve
- Trajtime Estetike
- Gastrektomia vertikale
- Stafi
- Kontakt
Albanian

MBJELLJA E FLOKËVE
Informacione të përgjithshme për Mbjelljen e Flokëve
Transplanti i flokëve është një procedurë mini-invazive gjatë së cilës mjeku transferon folikujt e flokut të pacientit nga një zonë e skalpit të kokës e njohur si “zona dhuruese”, në atë zonë ku flokët mungojnë, e cila njihet si “zona pranuese”. Teknika për mbjelljen e flokut realizohet në një mënyrë që pamja e flokëve të rinj që do dalin, të jetë sa më natyrale dhe e padallueshme nga personat e tjerë.
Teknika më e fundit e aplikimit të transplantit të flokëve në botë që aplikohet edhe në Klinikën DaVINCI është Mikro FUE, e cila nxjerr rrënjë për rrënjë sasinë e folikujve që do të nevojitet të implantohen në zonën ku flokët mungojnë. Ekstraktimi i folikujve realizohet duke marrë njësi unike folikulare nga zona dhuruese me anë të strumentave tepër të holë, prej 0.8 mm. Teknika Mikro FUE nuk lë aspak shenja pasi është ndërhyrje minimale. Në Klinikën DaVINCI mjekët turq të specializuar në trikologji aplikojnë vetëm teknikën Mikro FUE, pra teknikën që transferon folikujt nga zona dhuruese në zonën përfituese pa lënë asnjë shenjë.
Para se të realizohet implantimi i rrënjëve, dizenjohet fillimisht zona e dëshiruar për tu plotësuar me flokë si dhe diskutohet me pacientin mbi preferencat e tij/saj lidhur me dendësisë dhe plotësimit që kërkon të arrijë. Arsyeja më e shpeshtë që shtyn pacientët të realizojnë mbjelljen e flokëve është Alopecia-Androgjenetike tek meshkujt, ku rënia e flokëve është e pa kthyeshme me metoda tradicionale apo jo invazive, që zakonisht lidhet me veprimin e DHT (dehidrotestosteron).
Mbjellja e Flokëve
Procedura e Mbjelljes së Flokëve
Procedura realizohet në anestezi lokale dhe zgjat 6 – 8 orë në varësi të numrit të folikujve që do implantohen. Gjatë gjithë procesit ambulatorial pacienti është zgjuar dhe në bashkëbisedim të vazhdueshëm me mjekët. Pas përfundimit të transplantit të flokëve pacienti largohet nga Klinika i qetë si dhe i rekomandohet nga mjeku marrja e disa medikamenteve per 3 – 5 ditë me qëllim shmangien e dhembjeve dhe enjtjeve post procedurës.
Të nesërmen pacienti rikthehet në Klinikë për heqjen e fashos në pjesën e prapme të kokës. Mjekimi i fundit që pacienti kryen është ditën e 3-të pas ndërhyrjes ku paraqitet sërisht në Klinikë për larjen e skalpit të kokës me solucionin dhe shampon që ofrohet nga Klinika DaVINCI për largimin e shpejtë të krusteve (koreve) në zonën ku mjeku ka implantuar folikujt e rinj.
Deri në ditën e 14 pas përfundimit të procedurës do të ndodhi rënia e qimeve të sapo mbjellë. Kjo nuk duhet t’ju shqetësojë aspak pasi ato që bien janë vetëm qimet por jo rrënjët. Tre muaj pas procedurës së mbjelljes së flokëve do të vërehet dalja e flokëve të rinj. Në muajt e mëpasshëm floku do të bëhet më i fortë, më i shëndetshëm dhe do vazhdojë të rritet natyrshëm. Brenda 12 muajve pritet të dalin mbi 90% e folikjuve të mbjellë.
Lifting i gjoksit
MBJELLJA E FLOKËVE
Si ju asistojmë 100% gjatë gjithë procedurës së mbjelljes së flokëve
DITA 1
- Vizita me stafin mjekësor turk përpara kryerjes së procedurës.
- Kryerja e analizave.
- Kryerja e mbjelljes së flokëve në anestezi lokale me teknikën mikro FUE. Gjatë mbjelljes së flokëve implantohen deri në 4’500 folikuj. Procedura zgjat 6 – 8 orë në varësi të numrit të grafteve që do të implantohen.
- Dhënia e mjekimeve dhe e rekomandimeve për një natë sa më të qetë.
- Mjekët tanë japin GARANCI për rezultatin.
DITA 2
- Pacienti paraqitet në Klinikë për heqjen e fashos në pjesën e prapme të kokës si dhe kryerjen e mjekimit të parë post mbjelljes së flokëve.
- Pacienti largohet nga Klinka i qetë dhe është i lire të vazhdojërutinën me familjarët apo miqtë e tij.
DITA 3
- Pacienti paraqitet në Klinikë për larjen e parë të skalpit post-mbjelljes së flokëve. Kjo larje ndihmon në largimin e shpejtë të krusteve në zonën ku janë implantuar folikujt.
- Ju do të pajiseni me shampoo dhe locionin në formë kremi për vazhdimin e larjes së skalpit vet në shtëpi për 7-larje të tjera në vijim.
- Ju do të pajiseni me një CD ose dokument që përmban instruksione ndihmëse post procedurës së kryer.
Klinika DaVINCI ju ofron 1 seancë trajtimi PRP (Plazma e pasur me Trombicite) e cila sygjerohet të aplikohet disa muaj pas mbjelljes së flokëve.
Çfarë ndodh me flokët mbas mbjelljes?
Tre muaj pas procedurës së auto-transplantit të flokëve vërehet dalja e flokëve të rinj. Pas 8 – 12 muajsh ju do të shikoni rezultatin e plotë dhe flokët do të bëhen më të fortë, më të shëndetshëm dhe do të vazhdojnë të rriten normalisht.
GARANTOJMË QË FOLIKUJT E MBJELLË NUK DO TË BIEN MË.
Për personat që jetojnë jashtë Shqipërisë, stafi i klinikës DaVINCI ju asiston për rezervimin e udhëtimit në Shqipëri, shoqërimin në klinikë si dhe për rezervimin e hotelit.
Mjekët
Stafi ynë

Hakan Kara

Gurbet Tastan

Kubra Ada Akkaya

Mustafa Cifci
Pse kaq lirë?
- Sepse Shqipëria është pjesë e Europës gjeografikisht por akoma jo pjesë e Bashkimit Europian për këtë arsye: standard jetese dhe rroga më të ulëta, shërbime të lira, cilësia e njëjtë!
- Avantazhe fiskale të favorshme!
- Shqiptarët flasin masivisht italisht dhe anglisht!
- Mijëra ndëyrhyrje të suksesshme të dëshmuara publikisht!
- S’ke pse mendohesh më, eja të zbukurosh sa më shpejt trupin dhe shpirtin tënd!
