skip to Main Content

Micro FUE-Z: Gjenerata e Re e Mbjelljes së Flokëve në Klinikën DaVINCI

Mbjellja e flokëve është bërë një altrenativë shumë e kërkuar për ata që dëshirojnë të kenë një pamje më të plotë dhe natyrale të flokëve. Në Klinikën DaVINCI, teknika e avancuar Micro FUE-Z ofron rezultate të shkëlqyera për pacientët përmes një qasjeje shumë të personalizuar dhe minimalisht invazive.

Çfarë e bën unike teknikën Micro FUE-Z?

Teknika Micro FUE-Z është një evolucion i metodës FUE (Follicular Unit Extraction), e projektuar për të përmirësuar densitetin dhe trashësinë e flokëve të transplantuar. Ndryshe nga metodat e tjera, Micro FUE-Z zgjedh folikujt nga zona dhuruese me qime më të fortë dhe më të trashë, duke siguruar një pamje më të plotë dhe natyrale. “Definicioni Z” mundëson përshtatjen e zonës dhuruese sipas karakteristikave të veçanta të çdo pacienti, duke garantuar një rezultat të personalizuar që respekton vijën natyrale të flokëve.

Kjo procedurë kërkon një nivel të lartë ekspertize, prandaj Klinika DaVINCI bashkëpunon me specialistë të kualifikuar nga Turqia, të njohur për aftësitë e tyre në fushën e mbjelljes së flokëve. Me profesionalizmin e tyre, çdo mbjellje kryhet me saktësi, duke rritur suksesin e trajtimit.

Përfitimet e Micro FUE-Z në Klinikën DaVINCI

Mbjellja e flokëve me teknikën Micro FUE-Z në Klinikën DaVINCI ofron përfitime të shumta:

  • Dendësi dhe trashësi e shtuar: duke zgjedhur folikuj më të fortë, rezultati përfundimtar duket natyrshëm i dendur.
  • Saktësi e personalizuar: “Definicioni Z” përshtat heqjen dhe implantimin e folikulave sipas veçorive individuale të çdo pacienti.
  • Shenja minimale dhe rikuperim i shpejtë: përdorimi i instrumenteve ultra të hollë minimizon shenjat e dukshme të procedurës dhe përshpejton kohën e rikuperimit.
  • Rezultate natyrale dhe afatgjata: kjo teknikë siguron që folikujt e mbjellë të përzihen harmonikisht me flokët ekzistues.

Si zhvillohet trajtimi?

Mbjellja e flokëve me teknikën Micro FUE-Z është një procedurë ambulatore, zakonisht kryhet me anestezi lokale. Specialistët tanë nxjerrin folikujt nga zona dhuruese me saktësi dhe i ri-implantojnë në zonën e dëshiruar, duke ndjekur drejtimin natyral të flokëve. Ky proces zgjat midis 4 dhe 8 orë, në varësi të zonës së trajtuar, dhe ofron një rezultat estetik mbresëlënës, me shenja minimale dhe kohë të shpejtë rikuperimi.

Përse të zgjidhni transplantin Micro FUE-Z në Klinikën DaVINCI?

Zgjedhja e Klinikës DaVINCI në Shqipëri për mbjelljen tuaj të flokëve ofron mundësinë për të arritur rezultate cilësore me një kosto shumë më të ulët krahasuar me vendet e tjera evropiane. E pajisur me teknologji moderne dhe specialistë të kualifikuar, Klinika DaVINCI u ofron pacientëve një përvojë të sigurt, të rehatshme dhe me çmime konkurruese.

Nëse dëshironi flokë të plotë dhe me pamje natyrale, teknika Micro FUE-Z është zgjidhja e përsosur. Na kontaktoni për një konsultë  të personalizuar dhe zbuloni se si Klinika DaVINCI mund t’ju ndihmojë të arrini pamjen e dëshiruar të flokëve tuaj.