Kirurgët

Kirurgët tanë:

Otoplastika

OTOPLASTIKA

Otoplastika (rimodelimi i veshëve)

Rimodelimi i veshëve apo Otoplastika është një ndërhyrje kirurgjikale nëpërmjet së cilës arrihet korrigjimi i veshëve shumë të hapur apo si i quajmë rëndomtë në gjuhën e përditshme “veshët llapushë”. Nëpërmjet kësaj ndërhyrje kërci i veshit tërhiqet prapa, duke u dhënë një formë që shkon pranë normales dhe në përshtatje të plotë me formën e fytyrës. Një arsye tjetër për t’iu nënshtruar operacionit të rimodelimit të veshëve është gjithashtu korrigjimi i deformimeve të ndryshme që mund të ketë kërci i veshit. Nëse jeni duke përjetuar njërën prej gjendjeve të mësipërme, atëherë otoplastika është zgjidhja e problemit tuaj.

Operacioni i rimodelimit estetik të veshëve mund të kryhet duke filluar që nga mosha pesë vjeç. Nëse mjeku vëren se procesi i rritjes së kërcit të veshëve ka përfunduar, atëherë mund të planifikohet ndërhyrja. Një operacion i zakonshëm otoplastike zgjat 45 deri në 60 minuta. Zakonisht procedohet me heqjen e një cope të vogël lëkure nga pjesa e pasme e veshit në mënyrë që të ekspozohet kërci. Më pas veshi rimodelohet dhe ripozicionohet kërci retroaurikular duke e përkulur veshin prapa drejt kokës. Edhe nëse problemi juaj qëndron vetëm me njërin vesh, kirugu mund të vendosë që t’i operojë të dy. Kjo gjë bëhet për të siguruar simetrinë më të mirë të mundshme pas operacionit. Ndërhyrja e rimodelimit të veshëve kryhet zakonisht në anestezi lokale, gjithmonë me prezencën e anestezistit në sallë gjatë gjithë kohëzgjatjes së operacionit. Operacioni i rimodelimit të veshëve mund të kryhet në të njëjtën sallë operatore i kombinuar me ndërhyrje të tjera si rimodelimi i hundës, rimodelimi i mjekrës apo liposucion i gushës.

Përgatitja Pre-Operatore

  • Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni mjekun kirurg nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe ti referoni mjekut nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore të cilat mund të influencojnë kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale;
  • Disa ditë përpara operacionit do të kryeni një sërë ekzaminimesh pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore përpara kryerjes së operacionit;
  • Të pakën 2-javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe të ndërprisni marrjen e antikoagulantëve oralë. Ndërprerja e ndonjë terapie për arsye të operacionit duhet konsultuar paraprakisht me mjekun tuaj që ju ka përshkruar terapinë;
  • Duhani duhet të ndërpritet të paktën 2 javë përpara ndërhyrjes;
  • Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën 8 orë përpara ndërhyrjes;
  • Rekomandojmë që pacientët ditën e ndërhyrjes të paraqiten me veshje komode me kopsa ose me zinxhir.

Otoplastika

OTOPLASTIKA

Pas operacionit

Në fillim veshët do të jenë të lënduar e të fryrë, ndaj dhe do të fashohen. Këtë fashim do e mbani për rreth 3 – 4 ditë, kohë gjatë së cilës nuk do të jeni në gjendje të drejtoni makinën për shkak të dëgjimit të kufizuar. Kjo fasho do ju hiqet në takimin e radhës me mjekët e klinikës. Më tej do ju këshillohet të mbani një fasho elastike si ajo që përdorin tenistët për 5 ditë të tjera në vazhdim gjatë ditës, ndërsa gjatë natës këtë fasho do ta mbani për minimalisht 3 – 4 javë pas operacionit, derisa veshët të shërohen plotësisht. Nëse do të keni ndonjë shqetësim mund të flisni me stafin mjekësor të klinikës sonë, ditën ose natën. Zakonisht këshillojmë që të shkëputeni nga puna e të pushoni një javë për periudhën fillestare të shërimit. Pas gati katër javësh do të jeni në gjendje ti riktheheni aktiviteteve sportive, përfshirë edhe notin.

Vlerësimet e pacienteve

kontakt

Shkruani

Për të rezervuar një takim

Operacione estetike

Trajtime Estetike

Mbjellja e flokëve