skip to Main Content

ELEMINIMI I DHJAMIT
NGA FAQET

Jeni të pakënaqur nga rrumbullakësia e fytyrës tuaj? Faqet tuaja mishtore nuk ju pëlqejnë më? Për të gjithë ju që dëshironi të konturoni fytyrën tuaj DaVINCI propozon teknikën “lipektomia bukale” ose heqjen e dhjamit të faqeve e cila është procedura ideale për një pamje më elegante të fytyrës tuaj si dhe theksim të mollëzave njëkohësisht.

Jastëku bukal (i gojës) përfaqëson akumulimin e dhjamit në zonën e mesit të faqeve, sasia e të cilit në përgjithësi nuk ndryshon me ndryshimin e peshës trupore. Procedura e eliminimit të dhjamit nga faqet mund të shoqërohet edhe me liposucion të gushës apo me injektim të dhjamit në mollëza (lipofilling) e cila konturon akoma më shumë fytyrën duke vënë në dukje mollëzat tuaja.

Procedura dhe Përfitimet

  • Lipektomia bukale ose eliminimi i dhjamit nga faqet, realizohet nëpërmjet një incizioni të vogël në pjesën e brendshme të faqeve;
  • Procedurë e thjeshtë minikirurgjikale, zgjat tridhjetë minuta dhe realizohet në anestezi lokale dhe sedacion;
  • Rekuperimi pas procedurës së eliminimit të dhjamit nga faqet është i shpejtë dhe i lehtë për pacientin;
  • Nuk do të keni asnjë shenjë (ndërhyrja realizohet në pjesën e brendshme të faqeve);
  • Gjatë kohës së rekuperimit këshillohet përdorimi i një diete ushqimore të butë apo të lëngshme;
  • Nëse gjatë procedurës së eliminimit të dhjamit nga faqet ju kryeni edhe injektim të dhjamit në mollëza, fytyra juaj do të marri një pamje më fine dhe më elegante dhe mollëzat tuaja do të vihen më shumë në dukje. Ky rezultat është i dukshëm menjëherë pas periudhës së shërimit;
  • Eliminimi i dhjamit nga faqet është rezultat i përhershëm i konturimit të fytyrës dhe theksimit të mollëzave tuaja.

Pacientët tanë

Mjekët e Klinikës DaVINCI

Në Klinikën DaVINCI rimodelimi estetik dhe funksional i hundës kryhet nga kirurgë italianë ORL (Otorinolaringolog).