Eliminimi i Tattoo-ve
Tatuazhet për shumë persona janë një vendim i marrë në euforinë e momentit ndaj dhe shpesh një pjesë e madhe e tyre kërkojnë të fshijnë këto kujtime nga trupi i tyre. Një sondazh i kryer në Amerikë referonte se arsyet kryesore të heqjes së tatuazhit ishin: (a) mosha e vogël kur e kanë bërë tatuazhin; (b) nuk ju pëlqente më ai tatuazh; (c) ndikonte në vendin e punës.
Për eleminimin e tatuazheve sugjerohet gjithmonë të kryhet një konsultë paraprake me stafin mjekësor me qëllim që të njiheni me llojin e lazerit që do të përdoret për heqjen e tatuazhit si dhe numrin e seancave që do të aplikohen deri në zbehjen e tattoo-së. Përpara fillimit të procedurës së eliminimit të tatuazhit, stafi mjekësor ju informon paraprakisht që ngjyra e verdhë dhe e gjelbërt janë më të vështirat për tu hequr ndërkohë që e zeza dhe blu-ja e errët janë ngjyrat që lazeri i trajton dhe zbehen pas aplikimit të disa seancave.
Kundërindikimet që kufizojnë trajtimin me lazer të tatuazheve:
- Shtatëzani;
- Gjatë periudhës së laktacionit;
- Medikamente që shkaktojnë fotosensitivitet ose me efekt hollues të lëkurës;
- Alergji ndaj produkteve ose materialeve të përdorura gjatë trajtimit;
- Patologji kardio-vaskulare (trombozë, flebit, hipertension, hipotension, sëmundje zemre);
- Patologji të indit lidhor (sklerodermi);
- Sëmundje të lëkurës;
- Djegie nga dielli;
- Cikatrice (shenja) keloide.