Gastrektomia vertikale
Kirurgjia e Mëngës Gastrike (Zvogëlimi i Stomakut)
Në kirurgjinë e mëngës gastrike, në anglisht “sleeve gastectomy”, stomaku ngushtohet, duke e prerë vertikalisht për të formuar një tubul rreth 80-120 ml në vëllim dhe duke qepur murin në anën e reseksionit. Është një ndërhyrje kufizuese me efekt të dyfishtë: rrit ndjenjën e ngopjes dhe pakëson oreksin. Gjithashtu pacientët tregojnë më pak interes për ushqimin.
Përse kirurgjia e mëngës gastrike ?
Kirurgjia e mëngës gastrike (sleeve gastrectomy), aplikohet laparoskopikisht.
Kirurgjia laparoskopike është një kirurgji minimalisht invazive, që realizohet me ndihmën e incizioneve (prerjeve) të vogla. Kjo realizohet me ndihmën e një instrumenti, i cili quhet laparoskop. Ky instrument përmban një kamera dhe burim drite në mënyrë të tillë që kirurgu të shohë brënda trupit pa nevojën e prerjeve të mëdha.
Cilat janë avantazhet e kirurgjisë laparoskopike?
– Shenja të jashtme minimale;
– Qëndrim më i shkurtër në spital;
– Më pak plagë të brëndshme;
– Plagë që shërohen më shpejt;
– Më pak dhimbje;
– Rikthim i shpejtë në aktivitet.
Pacientët tanë
Mjekët e Klinikës DaVINCI
Në Klinikën DaVINCI rimodelimi estetik dhe funksional i hundës kryhet nga kirurgë italianë ORL (Otorinolaringolog).