Liposucioni
i qafës
Eliminimi i dhjamit
Liposucioni i qafës është një operacion estetik që synon të heqë dhjamin e tepërt nga zona e qafës dhe nofullës për të përmirësuar definimin dhe profilin e fytyrës.
Gjatë operacionit, kirurgu plastik përdor kanula të holla për të thithur dhjamin e akumuluar, duke krijuar një nofull më të përcaktuar dhe qafë më të hollë.
Para operacionit, kërkohet një vlerësim i plotë për të shqyrtuar kandidaturën dhe për të diskutuar pritshmëritë reale.
Paraprakisht
- Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni atë nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe ti referoni mjekut nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore të cilat mund të influencojnë kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale;
- Disa ditë përpara operacionit do të kryeni një sërë ekzaminimesh pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore përpara kryerjes së operacionit;
- Të paktën dy javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe marrjen e antikoagulantëve oralë. Ndërprerja e ndonjë terapie për arsye të operacionit duhet konsultuar paraprakisht me mjekun që ju ka përshkruar terapinë;
- Duhani duhet të ndërpritet të paktën dy javë përpara ndërhyrjes;
- Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën tetë orë përpara ndërhyrjes;
- Rekomandojmë që pacientët ditën e operacionit të paraqiten me veshje komode me kopsa ose me zinxhir.
Rekuperimi
Periudha e rikuperimit ndryshon, por zakonisht rekomandohet të shmangni ekspozimin në diell dhe aktivitetin e rëndë fizik për disa javë.
Është e zakonshme të përjetoni ënjtje, mavijosje dhe parehati në ditët e para pas operacionit, të cilat priren të ulen gradualisht gjatë javëve në vijim.
Rezultatet përfundimtare mund të vlerësohen brenda pak muajsh, pasi ënjtja të ketë ikur plotësisht dhe indet të jenë qetësuar.
Është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet e kirurgut tuaj dhe të mbani një mënyrë jetese të shëndetshme për të ruajtur rezultatet afatgjata.
Pacientët tanë
Mjekët e Klinikës DaVINCI
Në Klinikën DaVINCI rimodelimi estetik dhe funksional i hundës kryhet nga kirurgë italianë ORL (Otorinolaringolog).