skip to Main Content

Mbjellja e Flokëve

Çfarë duhet të dini rreth mbjelljes së flokëve?

Mbjellja e flokëve është një procedurë mini-invazive gjatë së cilës mjeku transferon folikujt e flokut të pacientit nga një zonë e skalpit të kokës e njohur si “zona dhuruese”, në atë zonë ku flokët mungojnë, e cila njihet si “zona pranuese”. Teknika për mbjelljen e flokut realizohet në një mënyrë që pamja e flokëve të rinj që do dalin, të jetë sa më natyrale dhe e padallueshme nga personat e tjerë.

Teknika e fundit e aplikimit të transplantit të flokëve në botë që aplikohet edhe në Klinikën DaVINCI është Mikro FUE, e cila nxjerr rrënjë për rrënjë sasinë e folikujve që do të nevojitet të implantohen në zonën ku flokët mungojnë. Ekstraktimi i folikujve realizohet duke marrë njësi unike folikulare nga zona dhuruese me anë të instrumentave tepër të hollë, prej 0.8 mm. Teknika Mikro FUE nuk lë aspak shenja pasi është ndërhyrje minimale. Në Klinikën DaVINCI mjekët turq të specializuar në trikologji aplikojnë vetëm teknikën Mikro FUE, pra teknikën që transferon folikujt nga zona dhuruese në zonën përfituese pa lënë asnjë shenjë.
Para se të realizohet implantimi i rrënjëve, dizenjohet fillimisht zona e dëshiruar për tu plotësuar me flokë si dhe diskutohet me pacientin mbi preferencat e tij/saj lidhur me dendësinë dhe plotësimin që kërkon të arrijë. Arsyeja më e shpeshtë që shtyn pacientët të realizojnë mbjelljen e flokëve është Alopecia-Androgjenetike tek meshkujt, ku rënia e flokëve është e pakthyeshme me metoda tradicionale apo jo invazive, që zakonisht lidhet me veprimin e DHT (dehidrotestosteron).

DHI (Direct Hair Implantation)

DHI është një nga teknikat më moderne dhe të avancuara të mbjelljes së flokëve. Me këtë metodë, folikulat ekstraktohen individualisht nga zona dhuruese dhe implantohen drejtpërdrejt në zonat pritëse përmes një instrumenti të posaçëm preciz, pa qenë e nevojshme të krijohen paraprakisht kanale në zonën ku do të mbillen flokët.

Kjo teknikë i mundëson mjekut një kontroll më të madh mbi thellësinë, këndin dhe drejtimin e implantimit të çdo folikuli, duke ndihmuar në krijimin e një rezultati sa më natyral dhe harmonik me drejtimin ekzistues të flokëve.

Avantazhet kryesore të teknikës DHI përfshijnë:
– Precizion të lartë gjatë implantimit të folikulave
– Kontroll më të mirë të këndit dhe drejtimit të rritjes së flokëve
– Mundësi për të krijuar një vijë frontale më natyrale dhe të përcaktuar
– Shpërndarje të kontrolluar të folikulave për një densitet sa më harmonik
– Procedurë minimale invazive, pa krijimin paraprak të kanaleve në zonën pritëse
– Rikuperim zakonisht të shpejtë dhe kthim gradual në aktivitetet e përditshme
– Rezultat të personalizuar sipas strukturës së flokëve dhe karakteristikave të çdo pacienti

DHI është veçanërisht e përshtatshme për pacientët që kërkojnë një rezultat natyral, një vijë frontale të dizajnuar me kujdes dhe një implantim me precizion të lartë.

Numri i folikulave që mund të transplantohen dhe rezultati i pritshëm përcaktohen gjatë konsultës mjekësore, në varësi të cilësisë së zonës dhuruese, shkallës së rënies së flokëve dhe nevojave individuale të pacientit.

Micro FUE – Z

Micro FUE – Z është një version i avancuar i teknikës FUE, i konceptuar për të mundësuar një implantim më preciz dhe një densitet më të mirë në zonën pritëse.

Gjatë procedurës, njësitë folikulare ekstraktohen individualisht nga zona dhuruese duke përdorur instrumente mikro-kirurgjikale me precizion të lartë. Më pas, folikulat seleksionohen dhe shpërndahen në mënyrë strategjike në zonat që kanë nevojë për mbulim, me qëllim përmirësimin e densitetit vizual dhe krijimin e një rezultati sa më harmonik.

Teknika lejon planifikimin e kujdesshëm të shpërndarjes së folikulave në varësi të cilësisë së zonës dhuruese, strukturës së flokëve dhe karakteristikave individuale të pacientit. Vëmendje e veçantë i kushtohet vijës frontale, drejtimit natyral të rritjes së flokëve dhe zonave me rrallim më të theksuar.

Avantazhet kryesore të teknikës Micro FUE – Z përfshijnë:
– Ekstraktim preciz të njësive folikulare
– Shpërndarje më uniforme të flokëve në zonën pritëse
– Kontroll më të mirë të densitetit
– Shenja shumë të vogla pikësore në zonën dhuruese
– Rezultat natyral falë kontrollit të këndit dhe drejtimit të implantimit
– Teknikë minimalisht invazive
– Rikuperim përgjithësisht të shpejtë
– Mundësi për personalizim të transplantit sipas karakteristikave të flokëve të pacientit

Micro FUE – Z është veçanërisht e përshtatshme për pacientët që kërkojnë rritje të densitetit dhe një rezultat natyral e harmonik.

Numri i folikulave që mund të transplantohen dhe rezultati i pritshëm përcaktohen gjithmonë gjatë konsultës mjekësore, në varësi të cilësisë së zonës dhuruese dhe shkallës së rrallimit të flokëve.

Procedura e Mbjelljes së Flokëve

Procedura realizohet në anestezi lokale dhe zgjat 6 – 8 orë në varësi të numrit të folikujve që do implantohen. Gjatë gjithë procesit ambulatorial pacienti është zgjuar dhe në bashkëbisedim të vazhdueshëm me mjekët. Pas përfundimit të transplantit të flokëve pacienti largohet nga klinika i qetë si dhe i rekomandohet nga mjeku marrja e disa medikamenteve për 3 – 5 ditë me qëllim shmangien e dhembjeve dhe enjtjeve të post procedurës.
Të nesërmen pacienti rikthehet në klinikë për heqjen e fashos në pjesën e prapme të kokës. Mjekimi i fundit që pacienti kryen është ditën e tretë pas ndërhyrjes ku paraqitet sërisht në klinikë për larjen e skalpit të kokës me solucionin dhe shampon që ofrohet nga Klinika DaVINCI për largimin e shpejtë të krusteve (koreve) në zonën ku mjeku ka implantuar folikujt e rinj.
Deri në ditën e katërmbëdhjetë pas përfundimit të procedurës do të ndodhë rënia e qimeve të sapo mbjellë. Kjo nuk duhet t’ju shqetësojë aspak pasi ato që bien janë vetëm qimet por jo rrënjët. Tre muaj pas procedurës së mbjelljes së flokëve do të vërehet dalja e flokëve të rinj. Në muajt e mëpasshëm floku do të bëhet më i fortë, më i shëndetshëm dhe do të vazhdojë të rritet natyrshëm. Brenda dymbëdhjetë muajve pritet të dalin mbi 90% e folikujve të mbjellë.

Si ju asistojmë 100% gjatë gjithë procedurës së mbjelljes së flokëve

DITA 1

DITA 2

DITA 3

Klinika DaVINCI ju ofron një seancë trajtimi PRP (Plazma e pasur me Trombocite) e cila sugjerohet të aplikohet disa muaj pas mbjelljes së flokëve.

Çfarë ndodh me flokët mbas mbjelljes?

Tre muaj pas procedurës së auto-transplantit të flokëve vërehet dalja e flokëve të rinj. Pas 8 – 12 muajsh ju do të shikoni rezultatin e plotë dhe flokët do të bëhen më të fortë, më të shëndetshëm dhe do të vazhdojnë të rriten normalisht.

GARANTOJMË QË FOLIKUJT E MBJELLË NUK DO TË BIEN MË!

Për personat që jetojnë jashtë Shqipërisë, stafi i Klinikës DaVINCI ju asiston për rezervimin e udhëtimit në Shqipëri, shoqërimin në klinikë si dhe për rezervimin e hotelit.

DISA NGA REZULTATET E ARRITURA NGA APLIKIMI I TRANSPLANTIT TË FLOKUT

Trikologët e Klinikës DaVINCI

Gurbet Taştan

Dr. Gurbet Taştan

Sihem Cakmak

Dr. Sihem Cakmak

Hazal Karaca

Dr. Hazal Karaca

Ramazan Karaca

Dr. Ramazan Karaca

Translate »