skip to Main Content

VASER Lipo vs Liposucioni tradicional

Liposucioni tradicional është një procedurë kirurgjikale që heq depozitat e yndyrës nga zona të caktuara të trupit përmes aspirimit mekanik me kanulë. Liposucioni VASER qëndron për “Vibration Amplification of Sound Energy at Resonance”. Pra, përdorimin e një kanule ultrasonike për të “emulsifikuar” fillimisht qelizat e yndyrës përpara aspirimit të tyre. Në vend që kanula të “çajë” mekanikisht indin me lëvizje të vazhdueshme, teknologjia ultrasonike “shkrin” yndyrën, e cila më pas aspirohet.. 

Të përbashkëtat kryesore

Janë forma të kirurgjisë estetike të heqjes së yndyrës dhe përdorin incizione të vogla për futjen e kanulave. Përfshijnë infiltrimin e nje solucioni për të reduktuar hemorragjinë, dhe për të ndihmuar aspirimin. Nuk janë metoda primare të humbjes së madhe të peshës. Rezultatet janë relativisht të qëndrueshme për sa kohë pacienti ruan një stil jete të shëndetshëm; por nuk zëvendësojnë dietën ose aktivitetin fizik.

Dallimet kryesore

liposucionin tradicional, indi dhjamor zhbëhet mekanikisht, ndërsa te VASER Lipo futet një kanulë ultrasonike për të “shkëputur” qelizat dhjamore, të cilat më pas aspirohen me më pak trauma. Me liposucionin tradicional, rikuperimi mund të jetë më i gjatë: enjtje më të konsiderueshme, edemë më e zgjatur dhe dhimbje më e theksuar, ndërsa te VASER Lipo, periudha e rikuperimit është më e shkurtër, me enjtje dhe dhimbje më të lehta. 

VASER Lipo ofron një konturim më të mirë trupor, mundësi për të nxjerrë në pah muskulaturën (“six-pack”, “V-shape”). Gjithashtu, për të përmirësuar kontraktimin e lëkurës, ndërsa liposucioni tradicional nuk e garanton në të njëjtën masë këtë efekt.

Kriteret që duhen vlerësuar tek përzgjedhja e pacientit

BMI dhe sasia relative e yndyrës: Pacientët me sasi të konsiderueshme yndyre në zona të mëdha mund të jenë më të përshtatshëm për liposucionin klasik. 

Zona dhe lokalizimi: Në rastet kur kërkohet konturim selektiv, mund të preferohet VASER Lipo.

Elasticiteti i lëkurës: Pacientët me lëkurë me elasticitet të mirë janë kandidatë të përshtatshëm për VASER Lipo, pasi kjo metodë ka një efekt të theksuar kontraktimi të lëkurës.

Teknika VASER Lipo vs Liposucioni tradicional

Liposucioni Tradicional

Liposucioni tradicional bazohet në një metodë mekanike. Gjatë procedurës, kirurgu përdor një kanulë të lidhur me sistem thithjeje për të thyer dhe hequr depozitat e yndyrës nga zona të caktuara të trupit. Kjo teknikë klasike është përdorur prej vitesh dhe është shumë efektive. Sidomos kur është e nevojshme të hiqen sasi më të mëdha të yndyrës. Megjithatë, për shkak se yndyra shpërbëhet manualisht, mund të shkaktohet më shumë traumë në indet përreth, duke sjellë ënjtje, mavijosje dhe një periudhë rikuperimi më të gjatë. Pavarësisht kësaj, liposucioni tradicional mbetet një zgjidhje e besueshme dhe më e përballueshme për shumë pacientë.

VASER Lipo

VASER Lipo, nga ana tjetër, përfaqëson një qasje më të avancuar dhe më të sofistikuar. Duke përdorur energjinë me ultratinguj, kjo teknikë “emulsionon” (shkrijë) qelizat e yndyrës pa dëmtuar indet përreth si nervat, enët e gjakut apo strukturat lidhëse. Yndyra e zbutur më pas thithet lehtë, duke rezultuar në më pak traumë për trupin, rikuperim më të shpejtë dhe konturim më të saktë të trupit. Kjo saktësi i lejon kirurgut të modelojë linjat natyrore të trupit dhe të theksojë muskulaturën, duke krijuar një pamje më të tonifikuar dhe më harmonike. Rezultate që me liposucionin tradicional janë më të vështira për t’u arritur.

VASER Lipo vs Liposucioni tradicional – Cilën të zgjidhni?

Të dyja teknikat kanë përparësitë e tyre. Liposucioni tradicional është më i përshtatshëm për pacientët që kërkojnë të heqin sasi më të mëdha yndyre. Ndërsa VASER Lipo është ideal për ata që dëshirojnë konturim të detajuar, tërheqje më të mirë të lëkurës dhe rezultate më natyrale. Megjithatë, VASER Lipo mund të ketë kosto më të lartë dhe nuk është gjithmonë e përshtatshme për çdo pacient. Zgjedhja duhet bërë gjithmonë pas një vlerësimi të kujdesshëm nga mjeku specialist, në bazë të tipit të trupit, qëllimeve dhe pritshmërive individuale.

Të dyja metodat: tradicionalja dhe VASERlipo, përfaqësojnë opsione të vlefshme për heqjen e yndyrës dhe përmirësimin e konturit të trupit. Zgjedhja optimale varet nga kandidati, sasia dhe lokalizimi i yndyrës, objektivi estetik, buxheti dhe preferencat për rikuperim. Në përgjithësi, VASERlipo paraqet avantazh për konturim të hollësishëm dhe rikuperim më të shpejtë, Kurse, liposucioni klasik mbetet zgjidhje solide për heqje volumetrike të yndyrës dhe për pacientë me trup më “masivë”.

Kontakto klinikën DaVinci për të marrë një preventiv personal ose për të zbuluar cilën teknikë rekomandojnë mjekët tanë bazuar në nevojat dhe objektivat e tua. Ekipi ynë i specialistëve do të të udhëheqë drejt trajtimit më të përshtatshëm për rezultate të sigurta, natyrale dhe estetikisht të harmonizuara.

Translate »