Liposucioni
Eliminimi i dhjamit
Liposucioni është një prej ndërhyrjeve të kirurgjisë estetike më të kërkuara në të gjithë botën. Heqja e dhjamit me operacion është një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar problemin e një zone të veçantë të trupit. Rezultatet e liposucionit janë të dukshme që një muaj pas ndërhyrjes dhe theksohen akoma më shumë pasi kanë kaluar tre muaj nga ndërhyrja. Në fazën e parë të operacionit hiqet dhjami i tepërt me ndihmën e një kanule të futur në një prerje shumë të vogël në atë zonë të trupit që po trajtohet. Në fazën e dytë, lëkura dhe linjat e trupit tkurren për të marrë pamjen e re të përmirësuar. Liposucioni është një operacion i thjeshtë dhe jo shumë impenjativ për pacientin. Shërimi është i shpejtë dhe njerëzit zakonisht kthehen në punë brenda pak ditësh pas operacionit. Ekzistojnë metoda të ndryshme për realizimin e kësaj procedure si liposucioni me kanula, liposucioni me ultratinguj dhe liposucioni me laser. Gjatë konsultës me mjekun, ju do të informoheni për secilën metodë të realizimit të liposucionit dhe mjeku do ju ndihmojë të zgjidhni praktikën më të mirë për nevojat tuaja.
Liposucioni aplikohet për heqjen e dhjamit në zona të ndryshme si: (a) krahët; (b) barku; (c) vithet; (d) theksimi i belit; (e) fundshpina; (f) gjunjët dhe kofshët. Liposucioni zgjat zakonisht 40 – 90 minuta në varësi të zonave që do të trajtohen. Në varësi të sasisë së dhjamit që do të hiqet, procedura mund të kryhet në anestezi totale, anestezi lokale me sedacion apo në anestezi epidurale, por gjithmonë nën kujdesin dhe asistencën e një anestezisti. Kirurgët estetikë të Klinikës DaVINCI e realizojnë liposucionin duke përdorur teknikat kirurgjikale më bashkëkohore për të arritur një rezultat sa më natyral. Së fundmi, pacientët gjithmonë e më shumë kërkojnë të kombinojnë operacionin e liposucionit me lipofilling, që është heqja e dhjamit të tepërt dhe injektim i këtij dhjami në zona të fytyrës apo trupit ku dëshirojmë të shtojmë volumin.
Paraprakisht
- Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni atë nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe ti referoni mjekut nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore të cilat mund të influencojnë kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale;
- Disa ditë përpara operacionit do të kryeni një sërë ekzaminimesh pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore përpara kryerjes së operacionit;
- Të paktën dy javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe marrjen e antikoagulantëve oralë. Ndërprerja e ndonjë terapie për arsye të operacionit duhet konsultuar paraprakisht me mjekun që ju ka përshkruar terapinë;
- Duhani duhet të ndërpritet të paktën dy javë përpara ndërhyrjes;
- Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën tetë orë përpara ndërhyrjes;
- Rekomandojmë që pacientët ditën e operacionit të paraqiten me veshje komode me kopsa ose me zinxhir.
Rekuperimi
Pacientët që kryejnë eliminimin e dhjamit me kirurgji qëndrojnë një natë në spital nën kujdesin e stafit mjekësor ose mund të dalin të njëjtën ditë në varësi të zonës së trupit ku është aplikuar liposucioni. Për shembull, pacientët që kryejnë liposucion të gushës nuk është e nevojshme të qëndrojnë një natë shtruar në spital. Menjëherë pas operacionit me ndihmën e stafit mjekësor pacienti do të veshë një korse post-operatore e cila ndihmon për të mos u enjtur shumë në zonën që është hequr dhjami. Kjo korse do të vihet në dispozicion nga Klinika DaVINCI dhe do të mbahet për tre javë pas operacionit.
Periudha e shërimit pas liposucionit është relativisht e shpejtë dhe pjesa më e madhe e pacientëve ndjehen mirë që pas tre ditësh. Këshillojmë të evitohen aktivitetet e lodhshme për 1 – 2 javët e para pas ndërhyrjes. Mjeku do ju ndjekë nga afër gjatë periudhës së shërimit dhe do ju rekomandojë kohën e duhur kur të rifilloni aktivitetin e plotë fizik. Për mbajtjen e rezultateve afatgjata pas operacionit të liposucionit, stafi mjekësor i Klinikës DaVINCI do ju sugjerojë kryerjen e testit të Nutrigjenetikës si dhe dietën e personalizuar të cilat do ju përmirësojnë mënyrën tuaj të ushqyerjes përgjithmonë.
Pacientët tanë
Mjekët e Klinikës DaVINCI
Në Klinikën DaVINCI rimodelimi estetik dhe funksional i hundës kryhet nga kirurgë italianë ORL (Otorinolaringolog).