Ginecomastia-da-vinci-bg

Gjinekomastia

GJINEKOMASTIA

Gjinekomastia (zvogëlimi i gjoksit te meshkujt)

Zvogëlimi i gjoksit te meshkujt apo gjinekomastia, është një gjendje trupore e cila karakterizohet nga një zhvillim i tepërt i gjoksit tek meshkujt e rritur apo ende djem. Kjo përbën një gjendje e zakonshme që sipas të dhënave statistikore prek rreth 40 deri në 60 % të popullsisë mashkullore. Gjithashtu gjinekomastia vërehet edhe tek meshkujt që kanë humbur shumë në peshë. Edhe pse ushtrimet fizike mund të ndihmojnë, lëkura varet shumë ndaj edhe rekomandohet ndërhyrja kirurgjikale për rimodelimin e gjoksit për t’i dhënë gjoksit mashkullor një pamje të sheshtë e të tonifikuar me linja të rregullta. Zvogëlimi i gjoksit te meshkujt është një procedurë e thjeshtë kirurgjikale që zgjat 1.5 orë dhe kryhet në anestezi totale.

Kirurgu e realizon këtë ndërhyrje për të hequr vetëm indin e gjendrës apo të dhjamit, ose mund ta kombinojë atë me procedurën e liposucionit të përgjithshëm. Për të hequr indin e gjendrës, kirurgu do të bëjë një prerje shumë të vogël rreth areolës së gjoksit. Nëse do të hiqet dhjami, kirurgu do të bëjë një prerje pak më të madhe në bordin e poshtëm të zonës areolare, që gjithsesi konsiderohet e vogël nga pikëpamja estetike. Procedura e heqjes së dhjamit apo indit të gjendrës është e njejtë me atë të liposucionit. Për rezultate më të mira sygjerohet që kjo ndërhyrje të kombinohet me liposucion të barkut, ijeve dhe fundshpinës.

Përgatitja Pre-Operatore

Gjinekomastia

GJINEKOMASTIA

Pas operacionit

Pas ndërhyrjes së zvogëlimit të gjoksit te meshkujt, e tërë zona fashohet e lidhet për t’u siguruar që lëkura të mos lëvizë. Zakonisht, mund të ketë pak fryrje dhe bezdisje, ndërsa dhimbjet mund të kontrollohen me mjekime. Pas operacionit të gjinekomastisë stafi mjekësor i Klinikës DaVINCI do ju vërë në dispozicion një korse që mban të shtrënguar zonën e kraharorit për 2 – 3 javë. Fijet në zonën ku është bërë qepja hiqen pas 8 – 10 ditësh.

Pacientët mund të kthehen në punë ose në aktivitetet e zakonshme 3 ditë pas operacionit, me kusht që puna ose aktivitetet të mos jenë të rënda apo të lodhshme fiikisht. Shenjat mund të jenë të dukshme menjëherë pas operacionit, por do të zbehen pothuajse krejtësisht në më pak se një vit. Komplikacionet pas ndërhyrjes së gjinekomastisë janë të rralla dhe lehtësisht të zgjidhshme. Shumica e meshkujve janë mjaft të kënaqur me rezultatet e arritura nga operacioni i zvogëlimit të gjoksit.

Vlerësimet e pacienteve

kontakt

Shkruani

Për të rezervuar një takim

Operacione estetike

Trajtime Estetike

Mbjellja e flokëve