- Kreu
- Rreth nesh
- Operacione Estetike
- Blefaroplastika
- Eleminimi i dhjamit nga faqet
- Rimodelimi i hundës
- Rimodelimi i veshëve
- Lifting i fytyrës
- Mentoplastika
- Lipofilling
- Gjinekomastia
- Lifting i gjoksit
- Lifting i kofshëve
- Lifting i krahëve
- Liposucioni
- Rimodelim i barkut
- Brazilian Butt Lift (BBL)
- Zmadhimi i gjoksit
- Zvogëlimi i gjoksit
- Mommy Makeover
- Mbjellja e Flokëve
- Trajtime Estetike
- Gastrektomia vertikale
- Stafi
- Kontakt
Albanian

Lifting i fytyrës
LIFTING I FYTYRËS
Lifting i fytyrës
Operacioni i tërheqjes së lëkurës së fytyrës apo të qafës është një nërhyrje nëpërmjet së cilës muskujt dhe indet lidhës të fytyrës manipulohen për t’i dhënë asaj një pamje më të freskët e më të re. Gjatë ndërhyrjes lifting i fytyrës dhe qafës, depozitimet e dhjamit mund të ripozicionohen ose të eliminohen nëpërmjet liposucionit. Kirurgjia e tërheqjes së lëkurës së fytyrës është një operacion që kryhet në anestezi totale ose lokale me sedacion, kjo në varësi të zgjedhjes që pacienti bën gjatë vizitës me anestezistin. Gjatë operacionit lifting i fytyrës, kirurgu ndjek linjat natyrale të fytyrës me qëllim tendosjen e lëkurës për të arritur minimizimin e rrudhave të fytyrës
Procedura për lifting të fytyrës parashikon tërheqjen e lëkurës, duke filluar nga zona anësore e ballit e duke zbritur në drejtim të zonës së mollëzave, pas veshëve e duke përfunduar afër qafës. Më tej, lëkura, muskujt dhe indet lidhës modifikohen për t’i dhënë fytyrës një pamje më të freskët dhe konture më rinore. Për të arritur rezultatet e dëshiruara, ndërhyrja kirurgjikale lifting i fytyrës mund të shoqërohet edhe me liposucion të dhjamit në zonën e gushës dhe ripozicionim të dhjamit në mollëza për ti dhënë lëkurës së fytyrës më shumë volum dhe shkëlqim. Lëkura e tërhequr qepet me fije të holla të cilat hiqen nga mjeku pas 10 – 12 ditësh dhe një pjesë tjetër e tyre janë të absorbueshme. Operacioni për tërheqjen e lëkurës së fytyrës mund të kryhet i kombinuar edhe me ndëhyrje të tjera si rimodelimi i qepallave të syve, liposucion i gushës apo injektim i dhjamit në mollëza dhe në mimikën e buzëqeshjes.
Përgatitja Pre-Operatore
- Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni mjekun kirurg nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe ti referoni mjekut nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore të cilat mund të influencojnë kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale;
- Disa ditë përpara operacionit do të kryeni një sërë ekzaminimesh pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore përpara kryerjes së operacionit;
- Të pakën 2-javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe të ndërprisni marrjen e antikoagulantëve oralë. Ndërprerja e ndonjë terapie për arsye të operacionit duhet konsultuar paraprakisht me mjekun tuaj që ju ka përshkruar terapinë;
- Duhani duhet të ndërpritet të paktën 2 javë përpara ndërhyrjes;
- Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën 8 orë përpara ndërhyrjes;
- Rekomandojmë që pacientët ditën e ndërhyrjes të paraqiten me veshje komode me kopsa ose me zinxhir.
Lifting i fytyrës
LIFTING I FYTYRËS
Pas operacionit
Pas ndërhyrjes lifting i fytyrës apo i qafës pacientët qëndrojnë 1 natë të shtruar në spital nën kujdesin e stafit mjekësor dhe kthehen në shtëpi ditën e nesërme, pra duke qëndruar në spital të paktën 24 orë pas operacionit. Periudha e shërimit është relativisht e shpejtë dhe pjesa më e madhe e pacientëve ndjehen mirë që pas 2 – 3 ditëve të para. Enjtjet dhe shenjat e zeza fillojnë të largohen në fund të javës së parë. Aktiviteti i lodhshëm duhet evituar për të paktën 2 javë pas operacionit. Mjeku do ju ndjekë gjatë periudhës së shërimit dhe do t’ju rekomandojë se kur mund të rifilloni aktivitetin tuaj të plotë.
Pacientët që kryejnë operacionin lifting të fytyrës duhet të vazhdojnë takimet me stafin tonë profesionist edhe pas operacionit për të ndjekur trajtime estetike për lëkurën për të patur një fytyrë rinore dhe lëkurë sa më të shëndetshme. Këto trajtime mund të kombinohen me procedura që rrisin cilësinë e strukturës së lëkurës dhe përmirësojnë pamjen e rrudhave fine
Vlerësimet e pacienteve
