Lifting-braccia-davinci-bg

Lifting i krahëve

LIFTING I KRAHËVE

Lifting i krahëve

Varja ose lëshimi i lëkurës së krahëve mund të jetë e trashëguar ose të vijë si pasojë e humbjes në peshë. Kryerja e ushtrimeve fizike për trajtimin e kësaj problematike mund të forcojë muskujt e pjesës së sipërme të krahut por nuk mund të eleminojë lëkurën e tepërt. Për zgjidhjen e këtij shqetësimi kirurgu estetik sygjeron ndërhyrjen lifting të krahëve, e njohur ndryshe si rimodelim i krahëve. Operacioni për heqjen e lëkurës së tepërt të krahëve, është një procedurë kirurgjikale nëpërmjet së cilës eleminohet lëkura e lëshuar e zonës së poshtme të krahëve duke riformuar linjat dhe duke i dhënë krahut një pamje më të tendosur.

Pothuajse gjithmonë operacioni lifting i krahëve kombinohet me liposucionin e pjesës së sipërme të krahut për të arritur fillimisht eliminimin e dhjamit të tepërt në atë zonë dhe më pas tërheqjen e lëkurës së lëshuar. Kryerja e liposucionit shërben për të reduktuar perimetrin e krahut, duke eliminuar dhjamin e tepërt në këtë zone. Operacioni i rimodelimit të krahëve zgjat 2 orë dhe kryhet në anestezi totale. Përpara operacionit kirurgu do të vijëzojë paraprakisht lëkurën e tepërt dhe do të përcaktojë prerjen që do të rezultojë në një shenjë e cila do të shtrihet nën krahun tuaj duke u zgjatur deri te sqetulla.

Përgatitja Pre-Operatore

Lifting i krahëve

LIFTING I KRAHËVE

Pas operacionit

Dhimbjet e lehta janë të zakonshme pas operacionit, por mund të zbuten me mjekimet që do ju jepen nga kirurgu. Shumica e pacientëve shkëputen nga puna dhe aktivitetet e përditshme për të paktën 2 javë pas operacionit. Menjëherë pas operacionit do të keni dy drena në zonën e sqetullave të cilat zakonisht hiqen pas 3 – 4 ditësh. Meqënëse operacioni lifting i krahëve shoqërohet me ndërhyrjen liposucion të krahëve, pas operacionit ju do të keni enjtje të cilat zgjasin për 2 – 3 javë.

Gjithashtu mpirja e lëkurës së krahut është e pritshme dhe mund të zgjasë disa muaj.Pas operacionit në zonën e krahëve do të vishni një korse elastike të shtrënguar e cila do ju vihet në dispozicion nga Klinika DaVINCI. Këtë korse do ta mbani për 3 javë. Qepjet mund të hiqen pasi të kenë kaluar 8 – 12 ditë nga operacioni edhe pse shumica e qepjeve janë penj të absorbueshëm dhe nuk kërkojnë heqje. Pas operacionit do të shihni një përmirësim të menjëhershëm të krahëve tuaj. Shenjat (cicatricet) e operacionit lifting të krahëve fillojnë të zbehen duke marrë dalëngadalë pamjen përfundimtare pas 6 – 12 muaj.

kontakt

Shkruani

Për të rezervuar një takim

Operacione estetike

Trajtime Estetike

Mbjellja e flokëve