Liposucioni

LIPOSUCIONI

Liposucioni (eliminimi i dhjamit)

Liposucioni është një prej ndërhyrjeve të kirurgjisë estetike më të kërkuara në të gjithë botën. Heqja e dhjamit me operacion është një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar problemin e një zone të veçantë të trupit. Rezultatet e liposucionit janë të dukshme që 1 muaj pas nërhyrjes dhe theksohen akoma më shumë pasi kanë kaluar 3 muaj nga ndërhyrja. Në fazën e parë të operacionit hiqet dhjami i tepërt me ndihmën e një kanule të futur në një prerje shumë të vogël në atë zonë të trupit që po trajtohet. Në fazën e dytë, lëkura dhe linjat e trupit tkurren për të marrë pamjen e re të përmirësuar. Liposucioni është një operacion i thjeshtë dhe jo shumë impenjativ për pacientin. Shërimi është i shpejtë dhe njerëzit zakonisht kthehen në punë brenda pak ditësh pas operacionit.

Ekzistojnë metoda të ndryshme për realizimin e kësaj procedure si liposucioni me kanula, liposucioni me ultratinguj dhe liposucioni me laser. Gjatë konsultës me mjekun, ju do të informoheni për secilën metodë të realizimit të liposucionit dhe mjeku do ju ndihmojë të zgjidhni praktikën më të mirë për nevojat tuaja. Liposucioni aplikohet për heqjen e dhjamit në zona të ndryshme si: (a) krahët; (b) barku; (c) vithet; (d) theksimi i belit; (e) fundshpina; (f) gjunjët dhe kofshët. Liposucioni zgjat zakonisht 40 – 90 minuta në varësi të zonave që do të trajtohen. Në varësi të sasisë së dhjamit që do të hiqet, procedura mund të kryhet në anestezi totale, anestezi lokale me sedacion apo ne anestezi epidurale, por gjithmonë nën kujdesin dhe asistencën e një anestezisti. Kirurgët estetikë të klinikës DaVINCI e realizojnë liposucionin duke përdorur teknikat kirurgjikale më bashkëkohore për të arritur një rezulatat sa më natyral.

Përgatitja Pre-Operatore

Liposucioni

LIPOSUCIONI

Pas operacionit

Pas ndërhyrjes së blefaroplastikës pacientët sygjerohet të mbajnë kokën të ngritur për disa ditë dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta. Qepjet (suturat) hiqen përafërsisht 3 – 5 ditë pas operacionit nga stafi mjekësor i klinikës. Edemat apo shenjat e zeza mund të zgjasin 1 – 2 javë, megjithatë kjo ndryshon në varësi të reagimit individual. Shumë pacientë kthehen 5 – 7 ditë pas ndërhyrjes edhe pse është e këshillueshme që të merrni minimalisht 1 javë pushim pas operacionit.

Periudha e shërimit pas liposucionit është relativisht e shpejtë dhe pjesa më e madhe e pacientëve ndjehen mirë që pas tre ditësh. Këshillojmë të evitohen aktivitetet e lodhshme për 1 – 2 javët e para pas ndërhyrjes. Mjeku do ju ndjekë nga afër gjatë periudhës së shërimit dhe do ju rekomandojë kohën e duhur kur të rifilloni aktivitetin e plotë fizik. Për mbajtjen e rezultateve afat-gjata pas operacionit të liposucionit, stafi mjekësor i Klinikës DaVINCI do ju sygjerojë kryerjen e testit të Nutrigjenetikës si dhe dietën e personalizuar të cilat do ju përmirësojnë mënyrën tuaj të ushqyerjes përgjithmonë.

Vlerësimet e pacienteve

kontakt

Shkruani

Për të rezervuar një takim

Operacione estetike

Trajtime Estetike

Mbjellja e flokëve