- Kreu
- Rreth nesh
- Operacione Estetike
- Blefaroplastika
- Eleminimi i dhjamit nga faqet
- Rimodelimi i hundës
- Rimodelimi i veshëve
- Lifting i fytyrës
- Mentoplastika
- Lipofilling
- Gjinekomastia
- Lifting i gjoksit
- Lifting i kofshëve
- Lifting i krahëve
- Liposucioni
- Rimodelim i barkut
- Brazilian Butt Lift (BBL)
- Zmadhimi i gjoksit
- Zvogëlimi i gjoksit
- Mommy Makeover
- Mbjellja e Flokëve
- Trajtime Estetike
- Gastrektomia vertikale
- Stafi
- Kontakt
Albanian

Nutrigjenetika
NUTRIGJENETIKA
Nutrigjenetika (të ushqehemi sipas geneve)
Nutrigjenetika zbulon dhe studion se si ushqime të caktuara ndërveprojnë me gjenet tona për të ndikuar në shëndetin tonë. Testi i Nutrigjenetikës është një akzaminim që analizon karakteristikat metabolike të pacientit duke krijuar mundesinë e përcaktimit të një programi ushqimor të personalizuar i cili ndryshon mënyrën tuaj të të ushqyerit përgjithmonë.
Testi na informon mbi karakteristikat e shumë reaksioneve biokimike që ndodhin në organizmin tonë. Duke njohur karakteristikat e metabolizmit tonë, përmes këtij ekzaminimi, jemi në gjendje të dimë se cili është programi ushqimor i përshtatshëm që organizmi ynë të funksionojë më mire.
Rezultatet e testit na informojnë për:
-Ndjeshmerinë ndaj yndyrnave
-Ndjeshmerinë ndaj karbohidrateve
-Ndjeshmerinë ndaj stresit oksidativ
-Kapacitetet në metabolizmin e acidit folik.
Marrja e testit
Para marrjes së materialit mjeku kryen një konsultë me pacientin me qellim informimin mbi përfitimet e kryerjes së këtij testi. Marrja e materialit për testin e Nutrigjenetikës kryhet nëpërmjet një tamponi pambuku nga qelizat e mukozës bukale të pacientit. Më pas materiali niset për studim dhe interpretim në laboratoret e partnerëve tanë bashkëpunëtorë në Bolonja. Përgjigja e testit vonon 4 javë dhe ju dorëzohet në formë libri dhe me e-mail në italisht dhe shqip.
Nutrigjenetika
NUTRIGJENETIKA
Interpretimi i testit
Interpretimi i testit në Klinikën DaVINCI shoqërohet gjithmonë me një dietë të personalizuar. Shpjegimi i përgjithshëm rezultateve të testit dhe i karakteristikave të metabolizmit tuaj realizohet nga stafi mjekësor i klinikës dhe nga Nutricionistja italiane e cila ju konsulton gjithashtu nëse duhet të merrni masa për përmirësimin e situatës aktuale ose jo.
Perveç interpretimit vokal nga stafi mjekësor, pacientit i dorëzohen rezultatet e testit në formë libri ku shpjegohen ndjeshmeria e metabolizmit tuaj kundrejt 220 lloje të ndryshme ushqimesh në mënyrë që ju vet të monitoroni në çdo moment të jetës tuaj ushqimet që konsumoni. Në Klinikën DaVINCI testi i Nutrigjenetikës dhe dieta e personalizuar rekomandohet të kryhet tek të gjithë ata pacientë që kryejnë ndërhyrjen kirurgjikale të Liposucionit apo Abdominoplastikës me qëllim që rezultatet e operacionit të jenë afat-gjata.
