skip to Main Content

Pse të Zgjidhni Buccal Fat?
Avantazhet dhe Disavantazhet.

Pamja e fytyrës është një pjesë e rëndësishme e identitetit tonë , dhe shumë njerëz kërkojnë ta përmirësojnë përmes procedurave kirurgjikale estetike. Një nga procedurat më të preferuara në fushën e kirurgjise estetike është heqja e dhjamit nga faqet. Në këtë artikull, do të analizojme arsyet pse gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin këtë procedurë si dhe faktoret që duhet të konsiderohen rreth saj.

 

Çfarë është Heqja e dhjamit nga faqet?

Heqja e dhjamit nga faqet, e njohur gjithashtu si lipektomi bukale, është një ndërhyrje kirurgjikale minimale që synon të zvogëlojë volumin e yndyrës në faqe. Ky proces bazohet në heqjen e yndyrës bukale, e njohur si “buccal fat pad”, e vendosur në pjesën e brendshme të faqeve. Kjo procedurë është bërë gjithnjë e më e popullarizuar tek ata që kërkojnë një pamje më të definuar të fytyrës.

 

Avantazhet e Heqjes së Yndyrës Bukale.

Faqe më te definuara: Heqja e yndyrës bukale mund të zvogëlojë volumin e faqeve si dhe te krijoje një pamje më të përmirësuar te  fytyres.

Përmirëson definicionin e fytyrës: Kjo ndërhyrje mund të evidentojë strukturën e kockave të fytyrës, duke bërë fytyrën më te definuar dhe estetikisht te bukur.

Rezultate të qëndrueshme: Pas heqjes së yndyrës bukale, rezultatet kanë tendencë të jenë të qëndrueshme, përveç rastit kur pacienti ka një shtim të ndjeshëm të peshës.

Procedura relativisht e thjeshtë: Heqja e yndyrës bukale është një ndërhyrje kirurgjikale minimale që mund të kryhet me anestezi lokale.

 

Cfare duhet patur parasysh perpara nderhyrjes?

Konsultohuni me një mjek profesionist. Para se të merrni një vendim, është e rëndësishme të konsultoheni me një kirurg plastik ose një mjek estetik me përvojë. Ata do të jenë në gjendje të vlerësojnë nëse kjo procedurë është e përshtatshme për nevojat dhe kushtet tuaja të shëndetit.

Kini pritshmëri realiste: Është e rëndësishme të keni pritshmëri realiste për rezultatet. Heqja e yndyrës bukale mund të përmirësojë definicionin e fytyrës, por nuk do të transformojë drastikisht formën e fytyrës suaj.

Koha e rimëkëmbjes: Përgatituni për një periudhë rekuperimi pas ndërhyrjes. Mund të duhet të ndiqni një dietë të caktuar dhe të merrni kohë për tu rekuperuar plotësisht.