skip to Main Content

Lifting i krahëve

Varja ose lëshimi i lëkurës së krahëve mund të jetë e trashëguar ose të vijë si pasojë e humbjes në peshë. Kryerja e ushtrimeve fizike për trajtimin e kësaj problematike mund të forcojë muskujt e pjesës së sipërme të krahut por nuk mund të eliminojë lëkurën e tepërt. Për zgjidhjen e këtij shqetësimi kirurgu estetik sugjeron ndërhyrjen lifting të krahëve, e njohur ndryshe si rimodelim i krahëve. Operacioni për heqjen e lëkurës së tepërt të krahëve, është një procedurë kirurgjikale nëpërmjet së cilës eliminohet lëkura e lëshuar e zonës së poshtme të krahëve duke riformuar linjat dhe duke i dhënë krahut një pamje më të tendosur.

Pothuajse gjithmonë operacioni lifting i krahëve kombinohet me liposucionin e pjesës së sipërme të krahut për të arritur fillimisht eliminimin e dhjamit të tepërt në atë zonë dhe më pas tërheqjen e lëkurës së lëshuar. Kryerja e liposucionit shërben për të reduktuar perimetrin e krahut, duke eliminuar dhjamin e tepërt në këtë zonë. Operacioni i rimodelimit të krahëve zgjat dy orë dhe kryhet në anestezi totale. Përpara operacionit kirurgu do të vijëzojë paraprakisht lëkurën e tepërt dhe do të përcaktojë prerjen që do të rezultojë në një shenjë e cila do të shtrihet nën krahun tuaj duke u zgjatur deri te sqetulla.

Paraprakisht

  • Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni atë nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe ti referoni mjekut nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore të cilat mund të influencojnë kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale;
  • Disa ditë përpara operacionit do të kryeni një sërë ekzaminimesh pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore përpara kryerjes së operacionit;
  • Të paktën dy javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe marrjen e antikoagulantëve oralë. Ndërprerja e ndonjë terapie për arsye të operacionit duhet konsultuar paraprakisht me mjekun që ju ka përshkruar terapinë;
  • Duhani duhet të ndërpritet të paktën dy javë përpara ndërhyrjes;
  • Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën tetë orë përpara ndërhyrjes;
  • Rekomandojmë që pacientët ditën e operacionit të paraqiten me veshje komode me kopsa ose me zinxhir.

Pas operacionit

Dhimbjet e lehta janë të zakonshme pas operacionit, por mund të zbuten me mjekimet që do ju jepen nga kirurgu. Shumica e pacientëve shkëputen nga puna dhe aktivitetet e përditshme për të paktën dy javë pas operacionit. Menjëherë pas operacionit do të keni dy drena në zonën e sqetullave të cilat zakonisht hiqen pas 3 – 4 ditësh. Meqënëse operacioni lifting i krahëve shoqërohet me ndërhyrjen liposucion të krahëve, pas operacionit ju do të keni enjtje të cilat zgjasin për 2 – 3 javë.

Gjithashtu mpirja e lëkurës së krahut është e pritshme dhe mund të zgjasë disa muaj. Pas operacionit në zonën e krahëve do të vishni një korse elastike të shtrënguar e cila do ju vihet në dispozicion nga Klinika DaVINCI. Këtë korse do ta mbani për tre javë. Qepjet mund të hiqen pasi të kenë kaluar 8 – 12 ditë nga operacioni. Pas operacionit do të shihni një përmirësim të menjëhershëm të krahëve tuaj. Shenjat (cicatricet) e operacionit lifting të krahëve fillojnë të zbehen duke marrë dalëngadalë pamjen përfundimtare pas 6 – 12 muajsh.

Pacientët tanë

Mjekët e Klinikës DaVINCI

Në Klinikën DaVINCI rimodelimi estetik dhe funksional i hundës kryhet nga kirurgë italianë ORL (Otorinolaringolog).