skip to Main Content

Mikrodermoabrazion

Mikro-dermoabrazioni (pastrimi i thellë i lëkurës)

Mikrodermabrazioni është një trajtim estetik që ka për qëllim eksfoljimin e shtresave të sipërme të lëkurës dhe pastrimin e thellë të saj. Nëse nuk e njihni me emrin Mikrodermoabrazion, me siguri keni dëgjuar sinonime të kësaj procedure që në fakt kanë të njëjtin qëllim si “Parisian Peel”, “Diamond Peel” apo “Peel i pushimit të drekës”.
Ky trajtim realizohet nëpërmjet aparaturës e cila përdor kristale fine ose koka me grimca diamanti për të gërryer apo eksfoliuar lëkurën e kombinuar kjo me vakumin që thith qelizat e vdekura të nxjerra në sipërfaqe të lëkurës falë eksfolimit të kryer.
Mikrodermabrazioni mund të ndihmojë: Në përmirësimin e pamjes së lëkurës duke reduktuar rrudhat fine; Në përmirësimin e dëmtimeve të hershme nga dielli; Në përmirësimin e njollave dhe shenjave sipërfaqësore të akneve; Përmirësimin e pamjes së poreve të zgjeruara; Nuk përdoret për rrudhat e thella apo shenjat e thella të akneve.

Procedura nuk ka dhimbje, nuk ka rrezik për infeksione apo irritime të lëkurës, dhe nuk ka nevojë për periudhë rekuperimi pasi ju do të keni një skuqje të lehtë e cila kalon pas 6 – 8 orë nga trajtimi. Mikrodermoabrazioni mund të aplikohet për pastrimin e thellë të lëkurës në zona si: (fytyra); (b) qafa; (c) gjoksi; (d) kurrizi dhe (e) duart. Mikrodermoabrazioni sugjerohet të kryhet çdo dy muaj dhe rekomandohet të kombinohet me trajtime rigjeneruese si peeling, dermapen apo PRP (Plazma e Pasur me Trombocite) për rezultate akoma dhe më të mira për një lëkurë të pastër dhe plot shëlqim.

Proçedura e trajtimit Mikrodermoabrazion për pastrimin e lëkurës

  • Mikrodermabrazioni është një trajtim kozmetik i thjeshtë, i shpejtë, pa dhimbje dhe nuk kërkon periudhë rekuperimi pasi skuqja e lëkurës kalon pas disa orësh;
  • Mikrodermabrazioni ndihmon të eksfoljohen në mënyrë delikate shtresat e lëkurës duke përdorur abrazion dhe vakum;
  • Mikrodermabrazioni përdor kristale fine ose koka me grimca diamanti për të gërryer lëkurën dhe vakumin, i cili thith qelizat e vdekura;
  • Mikrodermabrazioni është  pa dhimbje dhe nuk ka nevojë për anestezi;
  • Kohëzgjatja e trajtimit është pesëdhjetë minuta dhe në Klinikën DaVINCI kryhet nga stafi mjekësor;
  • Për rezultate optimale sugjerohet përsëritja e procedurës çdo katër javë.

Avantazhet e trajtimit Mikrodermabrazion

  • Menjëherë pas trajtimit lëkura do të jetë më e lëmuar, më e butë, më e pastër dhe me pamje më të rinuar;
  • Pas procedurës lëkura absorbon më mirë hidratuesit apo produktet e ndryshme që ju do të aplikoni më pas;
  • Redukton rrudhat fine nëse aplikohet rregullisht;
  • Zbehje e njollave dhe shenjave sipërfaqësore të akneve;
  • Përmirësim i pamjes së poreve të zgjeruara pasi gjatë trajtimit poret ngacmohen me qëllim eliminimin e pikave të zeza dhe ndërkohë abrazioni nxit prodhimin e kolagjenit. Kombinimi i këtyre procedurave do të rezultojë në pastrimin e poreve dhe ngushtimin e tyre;
  • Nuk përdoret për rrudhat e thella apo shenjat e thella të akneve.

Rezultate të arritura