TRAJTIMI I AKNEVE
Aknet janë një shqetësim jo vetëm për adoleshentët, pasi gjithkush prej nesh ka ndjerë sikletin e shfaqjes së tyre në periudha të ndryshme të jetës. Specialistët e lëkurës pranë Klinikës DaVINCI falë eksperiencës së tyre disa vjeçare trajtojnë një spektër të gjerë të indikacioneve të lëkurës ndër të cilat edhe trajtimi i akneve. Për trajtimin e akneve sugjerohet gjithmonë një konsultë me mjeken dermatologe e cila mund t’ju sugjerojë:
- Kryerjen e disa ekzaminimeve për të identifikuar gjenezën e problemit;
- Ndjekjen e një terapie me mjekime për një afat kohor të caktuar;
- Kryerjen e trajtimeve estetike si për shembull ndjekja e disa seancave Peeling me qëllim përtharjen e akneve aktive dhe baktereve që ndodhen nën të dhe më pas trajtimin e shenjave të akneve me Dermapen apo Dermaroller.
Trajtimi i akneve
Trajtimet estetike që aplikohen për aknet aktive janë gjithmonë të monitoruara dhe të protokolluara nga mjekja dermatologe e Klinikës DaVINCI e cila e ndjek pacientin gjatë gjithë proçesit të trajtimit deri në përfundimin e seancave të rekomanduara.
Pas përfundimit të seancave të trajtimit të akneve shumica e pacientëve vazhdojnë trajtimet estetike me stafin mjekësor të Klinikës DaVINCI për largimin e shenjave dhe njollave që lënë aknet në lëkurë.
Ju mund të konsultoheni çdo ditë me mjeken dermatologe të Klinikës DaVINCI për problematika të ndryshme të lëkurës tuaj si akne, njolla, rrudha, nishane apo për trajtime të tjera mirëmbajtjeje për të ruajtur shkëlqimin dhe rininë tuaj.