Trajtimi i akneve

TRAJTIMI I AKNEVE

Trajtimi i akneve

Aknet janë një shqetësim jo vetëm për adoleshentët pasi gjithkush prej nesh ka ndjerë sikletin e shfaqjes së puçrrave në periudha të ndryshme të jetës. Specialistët e lëkurës pranë Klinikës DaVINCI falë eksperiencës së tyre disa vjeçare trajtojnë një spektër të gjerë të indikacioneve të lëkurës ndër të cilat edhe trajtimi i akneve. Për trajtimin e akneve sygjerohet gjithmonë një konsultë me mjeken Dermatologe e cila mund t’ju sygjeroje:
-Kryerjen e disa ekzaminimeve për të identifikuar gjenezën e problemit;
-Ndjekjen e një terapie medikamentoze për një afat kohor të caktuar;
-Kryerjen e trajtimeve estetike si për shembull ndjekja e disa seancave Peeling me qëllim përtharjen e akneve aktive dhe baktereve që ndodhen nën të dhe më pas trajtimin shenjave të akneve me Dermapen apo Dermaroller.

Trajtimi i akneve

Trajtimet estetike që aplikohen për aknet aktive janë gjithmonë të monitoruara dhe të protokolluara nga mjekja Dermatologe e Klinikës DaVINCI e cila e ndjek pacientin gjatë gjithë procesit të trajtimit deri në përfundim të seancave të rekomanduara.

Pas përfundimit të seancave të trajtimit të akneve shumica e pacientëve vazhdojnë trajtimet estetike me stafin mjekësor të Klinikës DaVINCI për largimin e shenjave dhe njollave që lënë aknet në lëkurë.

Ju mund të konsultoheni çdo ditë me mjeken Dermatologe të Klinikës DaVINCI për problematika të ndryshme të lëkurës tuaj si akne, njolla, rrudha, nishane apo për trajtime të tjera mirëmbajtje për të ruajtur shkëlqimin dhe rininë tuaj.

kontakt

Shkruani

Për të rezervuar një takim

Operacione estetike

Trajtime Estetike

Mbjellja e flokëve