VASERlipo
Perfeksionimi i liposucionit me VASERlipo
Perfeksionimi i liposucionit
me VASERlipo
VASERlipo, një nga teknologjitë më të kërkuara në Evropë për formësimin e trupit, është e pranishme tashmë ekskluzivisht në klinikën DaVINCI.
VASERlipo është një teknikë moderne liposucioni që përdor energjinë e ultratingujve për konturimin estetik të trupit duke sjellë rezultate shumë të mira me më pak dhimbje sesa liposucioni tradicional.
Benefitet e teknologjisë VASERlipo:
- Procedurë minimalisht invazive:
VASERlipo, falë përdorimit te ultratingujve, shpërbën qelizat dhjamore më lehtësisht duke minimizuar traumën dhe rrezikun për hemorragji. - Trajton shumë zona në një procedurë të vetme:
VASERlipo mund tu japë formë shumë zonave në një procedurë të vetme duke përfshirë: mjekrën, qafën, ijet, gjoksin femëror dhe mashkullor, krahët, shpinën, vithet, kofshët, gjunjët, kyçet etj. - Më pak dhimbje, fryrje dhe kohë rekuperimi:
Teknologjia VASERlipo ështe unike në aftësinë e saj për të synuar qelizat dhjamore ndërkohë që i lë indet e tjera të paprekura, duke dhënë më pak dhimbje dhe kohë rekuperimi sesa liposucioni tradicional.
Procesi VASERlipo
Gjatë procedurës VASERlipo, zona e cila do të trajtohet mbushet me një solucion të posaçëm. Qelizat dhjamore trajtohen me energjinë e ultratingujve duke u kthyer në formë të lëngshme dhe më pas largohen nga trupi nëpërmjet një procesi thithjeje.
Indet rrethuese qëndrojnë të paprekura duke ju dhënë konture të lëmuara me më pak dhimbje dhe në një kohë më të shkurtër rekuperimi.
Vaselipo - Paraprakisht
- Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni atë nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe ti referoni mjekut nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore të cilat mund të influencojnë kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale;
- Disa ditë përpara operacionit do të kryeni një sërë ekzaminimesh pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore përpara kryerjes së operacionit;
- Të paktën dy javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe marrjen e antikoagulantëve oralë. Ndërprerja e ndonjë terapie për arsye të operacionit duhet konsultuar paraprakisht me mjekun që ju ka përshkruar terapinë;
- Duhani duhet të ndërpritet të paktën dy javë përpara ndërhyrjes;
- Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën tetë orë përpara ndërhyrjes;
- Rekomandojmë që pacientët ditën e operacionit të paraqiten me veshje komode me kopsa ose me zinxhir.
Vaserlipo - Rekuperimi
Pacientët që kryejnë eliminimin e dhjamit me VASERlipo qëndrojnë një natë në spital nën kujdesin e stafit mjekësor ose mund të dalin të njëjtën ditë në varësi të zonës së trupit ku është aplikuar liposucioni. Për shembull, pacientët që kryejnë liposucion të gushës nuk është e nevojshme të qëndrojnë një natë shtruar në spital. Menjëherë pas operacionit me ndihmën e stafit mjekësor pacienti do të veshë një korse post-operatore e cila ndihmon për të mos u enjtur shumë në zonën që është hequr dhjami. Kjo korse do të vihet në dispozicion nga Klinika DaVINCI dhe do të mbahet për tre javë pas operacionit.
Koha e sherimit
Periudha e shërimit pas liposucionit me VASERlipo është relativisht më e shpejtë sesa me procedurën e liposucionit normal dhe pjesa më e madhe e pacientëve ndjehen mirë që pas tre ditësh.
Periudha e largimit të edemave është brenda katër javëve dhe largimi i hematomave minimaliste 7 – 10 ditë.
Këshillojmë të evitohen aktivitetet e lodhshme për 1 – 2 javët e para pas ndërhyrjes.
Pacientët mund ti kthehen aktivitetit normal të punës pas shtatë ditësh nqs zbatojnë me përpikmëri këshillat e mjekut.
Mjeku do ju ndjekë nga afër gjatë periudhës së shërimit dhe do ju rekomandojë kohën e duhur kur të rifilloni aktivitetin e plotë fizik.
Fillimi i lipomasazhit sugjerohet pas tre javëve.
Për mbajtjen e rezultateve afatgjata pas operacionit të liposucionit, stafi mjekësor i Klinikës DaVINCI do ju sugjerojë kryerjen e testit të Nutrigjenetikës si dhe dietën e personalizuar të cilat do ju përmirësojnë mënyrën tuaj të ushqyerjes përgjithmonë.
Pacientët tanë
Mjekët e Klinikës DaVINCI
Në Klinikën DaVINCI rimodelimi estetik dhe funksional i hundës kryhet nga kirurgë italianë ORL (Otorinolaringolog).