Mommy Makeover

Mommy Makeover

Mommy Makeover

Mommy Makeover është një term mjaft i përdorur në ditët e sotme për të përshkruar ndryshimet fizike të dëshiruara nga gratë pas një apo disa shtatzanive.

Është një ndër procedurat kirurgjikale që po kërkohet shumë së fundmi sipas ASPS (American Society of Plastic Surgeons / Shoqata Amerikane e Kirugëve Plastik). Nga viti 2000 deri në 2010 shihet një kërkesë në ritje për këto ndërhyrje kirurgjikale dhe më konkretisht:

  • Janë kryer 85% më shumë operacione për rimodelimin e barkut
  • 70% më shumë operacione lifting i gjoksit
  • 39% më shumë operacione për zmadhimin e gjoksit.

Kjo tendencë në rritje për këto ndërhyrje estetike tregon qartë që gratë sot nuk frikë të pranojnë që dashurojnë fëmijët e tyre por në të njëjtën kohë dëshirojnë edhe trupin e tyre në formë të shkëlqyer njësoj si para shtatzanisë.

Mommy Makeover është një kombinim i disa ndërhyrjeve estetike në të njëjtën kohë që përfshijnë:

  • Liposucion i trupit
  • Rimodelim i barkut
  • Lifting dhe zmadhim i gjoksit
  • Rimodelim i vitheve

Mommy Makeover

Është e rëndësishmë të theksohet që kandidate për këto ndërhyrje estetike janë ato gra që gëzojnë shëndet të plotë si dhe të kenë përfunduar me procesin lindjes së fëmijëve. 

Rezultatet pas këtyre ndërhyrjeve janë të mahnitshme dhe kjo gjë ndikon jo vetëm në përmirësimin e pamjes së tyre por gjithashtu ndihmon në rritjen e vetvlerësimit te këto gra.

Video testimonianze

kontakt

Shkruani

Për të rezervuar një takim

Operacione estetike

Trajtime Estetike

Mbjellja e flokëve