Mommy Makeover
Mommy Makeover është një term mjaft i përdorur në ditët e sotme për të përshkruar ndryshimet fizike të dëshiruara nga gratë pas një apo disa shtatzanive.
Është një ndër procedurat kirurgjikale që po kërkohet shumë së fundmi sipas ASPS (American Society of Plastic Surgeons / Shoqata Amerikane e Kirugëve Plastik). Nga viti 2000 deri në 2010 shihet një kërkesë në rritje për këto ndërhyrje kirurgjikale dhe më konkretisht:
- Janë kryer 85% më shumë operacione për rimodelimin e barkut.
- 70% më shumë operacione lifting i gjoksit.
- 39% më shumë operacione për zmadhimin e gjoksit.
Kjo tendencë në rritje për këto ndërhyrje estetike tregon qartë që gratë sot nuk kanë frikë të pranojnë që dashurojnë fëmijët e tyre por në të njëjtën kohë dëshirojnë edhe trupin e tyre në formë të shkëlqyer njësoj si para shtatzanisë.
Mommy Makeover është një kombinim i disa ndërhyrjeve estetike në të njëjtën kohë që përfshijnë:
- Liposucion i trupit;
- Rimodelim i barkut;
- Lifting dhe zmadhim i gjoksit;
- Rimodelim i vitheve.
Është e rëndësishmë të theksohet që kandidate për këto ndërhyrje estetike janë ato gra që gëzojnë shëndet të plotë si dhe të kenë përfunduar me procesin e lindjes së fëmijëve.
Rezultatet pas këtyre ndërhyrjeve janë të mahnitshme dhe kjo gjë ndikon jo vetëm në përmirësimin e pamjes së tyre por gjithashtu ndihmon në rritjen e vetvlerësimit te këto gra.
Paraprakisht
- Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni atë nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe ti referoni mjekut nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore të cilat mund të influencojnë kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale;
- Disa ditë përpara operacionit do të kryeni një sërë ekzaminimesh pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore përpara kryerjes së operacionit;
- Të paktën dy javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe marrjen e antikoagulantëve oralë. Ndërprerja e ndonjë terapie për arsye të operacionit duhet konsultuar paraprakisht me mjekun që ju ka përshkruar terapinë;
- Duhani duhet të ndërpritet të paktën dy javë përpara ndërhyrjes;
- Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën tetë orë përpara ndërhyrjes;
- Rekomandojmë që pacientët ditën e operacionit të paraqiten me veshje komode me kopsa ose me zinxhir.
Pas operacionit
Menjëherë pas operacionit lifting i gjoksit është normale që pacientët të ndjejnë dhimbje në kraharor. Mjekët tanë do përkujdesen për zvogëlimin e këtyre dhimbjeve duke ju këshilluar medikamente kundër dhimbjeve. Në javën e parë pas ndërhyrjes kirurgu do ju përshkruajë marrjen e disa mjekimeve për të ulur rrezikun e ndërlikimeve post-operatore. Pas operacionit stafi do ju pajisë me recipeta kirurgjikale të cilat janë të përshtatshme të vishen gjatë shërimit. Është normale që gjoksi të jetë i enjtur dhe të krijojë bezdi 2 – 3 javët e para.
Shenjat e ndërhyrjes post lifting të gjoksit do të mbeten të kuqe deri në gjashtë muajt e parë e më vonë do të vijnë dalëngadalë duke u zbehur dhe duke iu përafruar ngjyrës së lëkurës tuaj. Shumica e pacientëve që punojnë në zyra mund të kthehen në punë edhe një javë pas operacionit. Rezultatet përfundimtare nga ngritja e gjoksit shihen zakonisht pas gjashtë muajsh dhe janë të qëndrueshme në kohë.
Pacientët tanë
Mjekët e Klinikës DaVINCI
Në Klinikën DaVINCI rimodelimi estetik dhe funksional i hundës kryhet nga kirurgë italianë ORL (Otorinolaringolog).